Page 22 - Demo
P. 22


                                    Nxënësi/ja:Llojet e rrjeteve 1.7Klasifikimi i rrjeteve bëhet sipas tri kritereve: sipas madhësisë së zonës që ato mbulojnë, sipas arkitekturës dhe sipas topologjisë. Klasifikimi i rrjeteve sipas madhësisë së zonës së mbulimitSipas këtij kriteri, rrjetet ndahen në:a) Rrjeti personal (Personal Area Network, PAN) (fig. 1), i cili është një rrjet për komunikimin mes pajisjeve personale të një individi. Pajisjet mund të jenë telefonat celularë, kompjuterat, kamerat, laptop-ët, tabletet etj. Këto pajisje lidhen nëpërmjet rrjetit PAN kabllor, ose jokabllor. Rrjeti PAN mbulon një rreze të shkurtër, prej vetëm disa metrash dhe përdoret për të bashkëndarë ose për të transferuar skedarë, këngë apo të dhëna të tjera. Kablloja USB është një burim i rrjetit kabllor PAN, ndërsa Bluetooth dhe Wi-Fi janë burime të rrjetit jokabllor PAN.b) Rrjeti lokal (Local Area Network, LAN), në të cilin kompjuterat janë të ndërlidhur në një zonë të kufizuar gjeografike, për shembull rrjeti brenda një zyre, një ndërtese, shkolle etj. Rrjeti LAN mbulon një rreze prej vetëm disa kilometrash. Përveç veprimit në një zonë të kufizuar, rrjetet LAN kontrollohen dhe menaxhohen në mënyrë tipike nga një person i vetëm apo organizatë. c) Rrjeti Metropolitan (Metropolitan Area Network, MAN), në të cilin kompjuterat janë të ndërlidhur brenda të njëjtit qytet, pra degët e tij janë të vendosura në vende të ndryshme të qytetit, për shembull, libraritë lokale, degët e së njëjtës shkollë në një qytet, degët e së njëjtës zyrë apo kompani etj. Rrjetet MAN shtrihen në një zonë fizike më të madhe se rrjetet LAN. Zakonisht, ato zotërohen dhe drejtohen nga një njësi e vetme, që mund të jetë një bankë, organ qeveritar ose korporatë e madhe.d) Rrjet i gjerë (Wide Area Network, WAN) (fig. 2), i cili është i shpërndarë nëpër qytete, shtete apo dhe kontinente, duke mbuluar një zonë të gjerë gjeografike. Interneti mund të konsiderohet rrjeti më i madh WAN që mbulon gjithë globin. Klasifikimi i rrjeteve sipas arkitekturësRrjeti kompjuterik mund të klasifikohet gjithashtu sipas marrëdhënieve funksionale që ekzistojnë ndërmjet elementeve përbërëse të tij. Sipas arkitekturës, rrjetet ndahen në:a) Arkitektura Klient-Server (fig. 3), e cila është përcaktuar si një lloj i veçantë i rrjetit, që përbëhet nga një kompjuter i vetëm i fuqishëm, që vepron si një server. Ky zakonisht lidhet me kompjutera të shumtë, të cilët quhen klientë. Një server në përgjithësi mbështet klientë të shumtë. Ai ka procesorë të fuqishëm qendrorë, më shumë memorie dhe hard disk më të madh se klientët. Një server ruan skedarë dhe bazë të dhënash, aplikacione dhe faqe web. Klienti përmban programe, të cilat plotësojnë vetëm kërkesat e përdoruesit. Klientët e rrjetit bëjnë kërkesa në server me anë të dërgimit të mesazheve, ndërsa serveri iu përgjigjet klientëve të tij duke vepruar për çdo kërkesë dhe duke kthyer përfundimet. njeh llojet e rrjeteve dhe klasifikimin e tyre;  mëson përparësitë dhe mangësitë e llojeve të rrjeteve.Përpiquni të kuptoni më shumë mbi rrjetin në laboratorin e Informatikës. Si është i organizuar ai? Sa kompjutera lidh? Cilën lloj pajisjeje përdor për rrugëtim (Switch/Router/Server)? Nëse zotëroni telefona me Bluetooth, përpiquni të dërgoni një informacion (dokument, fotografi, këngë) te shokët tuaj që ndodhen brenda zonës së tij të mbulimit. Aktivitet:Rrjeti WANRrjeti PANFig. 1Fig. 220
                                
   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26