Page 23 - Demo
P. 23
TEMATIKA 1 BOTA E KOMPJUTERITNjë rrjet me arkitekturë Klient-Server ka si përdorues një kompjuter desktop, laptop, si dhe pajisje të tjera mobile. Në një rrjet të tillë mund të zbatohen aplikacione të ndryshme, për shembull, aplikacionet bankare, kur një përdorues hyn në llogarinë e tij bankare nga kompjuteri i vet. Programi i klientit në kompjuter përcjell kërkesën e klientit te programi i serverit në bankë. Më pas, serveri mundëson të dhënat e llogarisë së kërkuar dhe kthen kërkesën me të dhënat e llogarisë përkatëse në kompjuterin e klientit.Përparësitë e arkitekturës Klient-Server Mangësitë e arkitekturës Klient-ServerMbajtja e të dhënave në mënyrë të centralizuar ofron një siguri më të madhe. Për shembull, përdoruesit e rrjetit mund të marrin të dhëna vetëm nëse ata njohin fjalëkalimet, të cilat administrohen në mënyrë të centralizuar nga persona të kualifikuar.Shton rrezikun e mbingarkesës së sistemit. Nëse shumë klientë të ndryshëm përpiqen të arrijnë rrjetin e përbashkët në të njëjtën kohë, atëherë mund të ketë një ngadalësim ose dështim të lidhjes.Shembuj aplikacionesh që mbështesin këtë arkitekturë janë: WWW (World Wide Web), e-mail-i, printimi në rrjet etj.b) Arkitektura Peer-to-Peer (fig. 4) është lloji i rrjetit në të cilin çdo makinë ka aftësi dhe përgjegjësi të barabartë. Makinat janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe nuk kanë një server. Ato mund të transferojnë midis tyre skedarë të ndryshëm apo të ndajnë burime, si për shembull printerat. Ndërtimi i rrjetit me arkitekturë Peer-toPeer është shumë më i thjeshtë për t’u ngritur se një rrjet klientserver. Përparësitë e arkitekturës Peer-to-Peer Mangësitë e arkitekturës Peer-to-PeerRrjeti Peer-to-Peer mbështet përpunimin e shpërndarë, ku çdo makinë përpunon informacionin në mënyrë të barabartë. Kështu që rritja e ngarkesës, në përgjithësi nuk ndikon në sistem.Nuk ofron sigurinë nga qendra. Nuk siguron backup-in e skedarëve.Shembuj aplikacionesh që përdorin këtë arkitekturë janë: BitTorrent, Skype, Freenet, Gnutella etj.1. Cilët janë disa shembuj aplikacionesh që njeh nga jeta e përditshme, të cilët mbështeten në arkitekturën Peer-to-Peer?2. Cilët janë disa shembuj aplikacionesh që mbështeten në arkitekturën Klient-Server?3. Mbi cilën arkitekturë mbështetet bluetooth-i në pajisjet telefonike? Argumentoje përgjigjen tënde.4. Çfarë lloj arkitekture përfaqëson figura 5?Fig. 3Fig. 4Fig. 521

