Page 24 - Demo
P. 24
Nxënësi/ja:1.8 Topologjia e rrjeteveTopologjia Bus(magjistral) (fig. 1) është e përbërë nga kablloja kryesore e vetme me fundorë (terminatorë) nëtë dyja skajet dhe përbën shtyllën kurrizore të sistemit.Kompjuterat dhe pajisjet e tjera, duke përfshirë dhe serverat, komunikojnë nëpërmjet kësaj kablloje lineare.Përparësitë: Është e lehtë për t’u instaluar dhe nuk kërkon shumë kabllo.Mangësitë: Nëse kablloja kryesore pëson dëmtime, atëherë i gjithë rrjeti efektivisht bëhet i papërdorshëm. Është e vështirë të identifikosh problemin, nëse i gjithë sistemi ndalon. njeh topologjitë e rrjeteve; identifikon përparësitë dhe mangësitë e secilës topologji.Topologjia e një rrjeti përshkruan formën apo strukturën e rrjetit. Më qartë, ajo përcakton lidhjen midis kompjuterave dhe pajisjeve të tjera periferike në mënyrë të tillë që ato të formojnë një rrjet. Përkufizim: Fjala topologji e ka prejardhjen nga fjala greke topos, që do të thotë vend. Në këtë mënyrë, rrjetet klasifikohen edhe sipas vendit dhe lidhjeve të pajisjeve në rrjet.Përshkruani topologjinë e rrjetit në figurë. Sipas jush, cilat janë përparësitë dhe mangësitë e tij?Përshkruani topologjinë e rrjetit në figurë. Sipas jush, cilat janë përparësitë dhe mangësitë e tij?Aktivitet:Aktivitet:Aktivitet: Topologjia Star (Yll) (fig. 2) është lloji më i zakonshëm dhe me përdorimin më të gjerë. Në këtë rast, të gjitha pajisjet lidhen me pajisjen hub që ndodhet në qendër të lidhjes. Çdo e dhënë, që i është dërguar kompjuterit tjetër, në fillim shkon në hub-in qendror dhe nga aty ajo ridrejtohet për te kompjuteri i synuar. Përparësitë: Është e lehtë për të shtuar ose hequr kompjutera, mjafton të ndryshojmë (upgrade) hub-in. Gjithashtu, është e lehtë për t’u instaluar.Mangësitë: Kërkon më shumë kabllo në gjatësi. Defektet në hub-in qendror do të sillnin prishjen e të gjithë rrjetit.Përshkruani topologjinë e rrjetit në figurë. Sipas jush, cilat janë përparësitë dhe mangësitë e tij?Topologjia Ring (unazë) (fig. 3). Në këtë rrjet, çdo kompjuter ka përbri dy fqinjë dhe të gjitha mesazhet udhëtojnë nga një kompjuter te tjetri në drejtimin e akrepave të orës ose në drejtim të kundërt me ta, duke përshkruar një unazë.Përparësitë: Nëpërmjet saj gjenden lehtësisht defektet në rrjet. Numri i kabllove që nevojitet për krijimin e rrjetit është i vogël.Mangësitë: Një defekt në ndonjë kabllo apo në një pajisje prish harkun, gjë që sjell prishjen e gjithë rrjetit. Shtimi ose heqja e një pajisjeje/kompjuteri do të thotë riinstalim dhe ndryshim i të gjitha kabllove.Fig. 1Fig. 2Fig. 322

