Page 25 - Demo
P. 25


                                    TEMATIKA 1 BOTA E KOMPJUTERITPërshkruani topologjinë e rrjetit në figurë. Sipas jush, cilat janë përparësitë dhe mangësitë e tij?Aktivitet:Topologjia Mesh(fig. 4). Në këtë rrjet, çdo kompjuter është i lidhur drejtpërdrejt me secilin kompjuter të rrjetit. Një rast tipik i një rrjeti Mesh është lidhja e rrjeteve LAN ndërmjet tyre. Në këto rrjete ka një shkallë të lartë përsëritjeje, gjë që ofron siguri të lartë. Përparësitë: Ky është një rrjet i sigurt. Edhe nëse një kompjuter nuk punon, rrjeti vazhdon të funksionojë.Mangësitë: Rrjeti Mesh ka kosto të lartë për instalim, pasi kërkon shumë kabllo dhe ka vështirësi për t’u realizuar. Çdo kompjuter duhet të jetë në gjendje të shkëmbejë informacion me disa kompjutera.Topologjia Tree (pemë) (fig. 5) mund të shihet si një bashkësi e rrjeteve yll të vendosura në hierarki. Vendosja në formë peme bën që disa nyja të jenë fundore. Roli i këtyre nyjave është të transmetojnë informacionin te nyjat e mësipërme. Nyjat e tjera janë të ndërmjetme dhe ato marrin e transmetojnë informacion te nyjat e mësipërme. Në dallim nga topologjia yll, kjo nuk ka një nyjë qendrore të vetme. Përparësitë: Ky rrjet ka kosto të ulët. Mangësitë: Nëse dështon një nyjë, atëherë rrjeti bie duke u ndarë në degë.Topologjia hibride (fig. 6) përdor kombinime të dy ose më shumë topologjive, duke bërë që rrjeti të mos ketë asnjë nga format standarde.Dy shembuj më të shpeshtë të rrjetave hibride janë:• Rrjeti yll-unazë (star-ring), që përbëhet nga disa pajisje, të cilat lidhen me një pajisje qendrore, që quhet MAU (Multistation Access Unit) sipas topologjisë yll. Më tej, pajisjet qendrore lidhen midis tyre sipas topologjisë unazë.• Rrjeti yll-magjistral (star-bus) përbëhet nga pajisje, të cilat lidhen me një pajisje qendrore që quhet MAU (Multistation Access Unit) sipas topologjisë yll. Më tej, pajisjet qendrore lidhen midis tyre sipas topologjisë Bus.1. Trego cila është topologjia më e përshtatshme për laboratorin e Informatikës. Krahaso përgjigjen tënde me ato të shokëve në klasë, duke argumentuar dhe analizuar zgjedhjen tënde.2. Çfarë topologjie ka rrjeti në figurën 7? Përshkruaj përparësitë dhe mangësitë e tij. Fig. 4Fig. 5Fig. 6Fig. 723
                                
   19   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29