Page 26 - Demo
P. 26


                                    Nxënësi/ja:Kanalet e transmetimit 1.9 vlerëson llojet e ndryshme të kanaleve të transmetimit; identifikon karakteristikat e secilit prej tyre.Përkufizim: Mjeti i përdorur për transmetimin e të dhënave ndërmjet nyjave të një rrjeti quhet kanal transmetimi. Ky kanal mund të jetë kabllor ose jokabllor. Përmendni disa teknologji që përdorin si mjedis komunikimi kanalet kabllore. Aktivitet: Kanalet e transmetimit kabllorKanalet e transmetimit kabllor realizojnë transmetimin e të dhënave nëpërmjet një teli. Disa shembuj të kanaleve me tel janë dhënë më poshtë: Kablloja koaksiale (fig. 1) është një nga kabllot më të lira dhe më të zakonshme që përdoret në transmetimin kabllor. Kjo lloj kablloje është e përshtatshme për transmetimin e sinjalit me fuqi të ulët në një largësi të vogël. Kabllot koaksiale janë përdorur gjerësisht në rrjetet e vogla, televizorët kabllorë etj. Kablloja e çiftëzuar (Twisted pair cable) (fig. 2). Kjo kabllo përbëhet nga dy tela të izoluar në mënyrë të pavarur, të përdredhur rreth njëri-tjetrit. Përdredhja eliminon bllokimin e sinjaleve për shkak të telave çift, që janë ngjitur, dhe të burimeve të tjera. Këto kabllo janë përdorur në rrjetet e telefonisë fikse. Është lloji më pak i kushtueshëm i kabllove që përdoren në rrjetet LAN. Shumë nga rrjetet në disa nga pikat e tyre përmbajnë kabllo të tilla të përdredhura. Megjithatë, në rastet e largësive të mëdha dhe të shumëllojshmërisë së të dhënave, kjo lloj kablloje nuk garanton integritetin e tyre. Ekzistojnë dy lloje kabllosh çift, të përdredhura:Kablloja STP (Shielded Twisted Pair). Kjo kabllo është e izoluar dhe përbëhet nga 8 tela të çiftëzuar (4 grupe me nga dy tela), të cilët dallohen prej njëritjetrit nga ngjyrat e mbështjellësit. Kablloja STP minimizon zhurmën elektrike, interferencat elektromagnetike dhe interferencat radiofonike. Gjatësia maksimale e transmetimit është 100 metra, ndërsa gjerësia e brezit të transmetimit është 10 - 100 Mbps. Kablloja UTP (Unshielded Twisted Pair) është e ngjashme me kabllon STP, por nuk është e izoluar dhe instalohet më lehtë se ajo, pasi ka vetëm një mbulesë, e cila ndodhet në pjesën e jashtme të 4 çifteve të telave. Gjatësia e transmetimit e kësaj kablloje shkon deri në 100 metra, ndërsa brezi i transmetimit 10-100 Mbps. Kablloja me fibër optike (fig. 3) përbëhet nga fibra optike, të cilat përdorin dritën për transmetimin e të dhënave. Kjo është një teknologji e re dhe mjaft e kushtueshme. Nëpërmjet tyre mund të transmetohen me shpejtësi të madhe (pa pasur dëme në to) dhe në largësi të mëdha një gamë shumë e madhe të dhënash. Për shkak të kostos së lartë që kanë, fibrat optike zëvendësohen vazhdimisht me telin e bakrit, si një material më i lirë.Fig. 1Fig. 2Fig. 324
                                
   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30