Page 27 - Demo
P. 27
TEMATIKA 1 BOTA E KOMPJUTERITKanalet e transmetimit jokabllor (Wireless)Komunikimi wireless ose pa tel, është transferimi i informacionit në largësi pa përdorur kabllot. Në ditët e sotme, ky lloj komunikimi ka marrë një zhvillim të shpejtë. Largësitë e përfshira në këtë lloj komunikimi mund të jenë të vogla, domethënë pak metra, si në rastin e kontrollit të televizorit nëpërmjet telekomandës, por mund të jenë edhe të mëdha, si në rastin e mijëra ose miliona kilometrave për komunikimin radio. Për sa u përket rrjeteve, edhe ato ndahen sipas largësisë. Ka disa lloje të rrjeteve wireless që mundësojnë komunikimin e të dhënave si për një distancë të madhe, ashtu edhe për distanca të vogla. Të gjitha këto rrjete veprojnë në frekuenca të ndryshme. Disa pajisje të rëndësishme që mbështeten në komunikimet wireless janë: telefonat celularë, telefonat pa tel, GPS për lokalizim, kompjuterat dhe satelitët (fig. 4). Kanalet kryesore për transmetime wireless janë:• Valët radio janë përdorur në përgjithësi për largësi relativisht të gjata komunikimi. Valët arrijnë të kalojnë nëpër objektet e materialeve të ndryshme dhe, në përfundim, të kapen nga marrësit e tyre. Valët radio janë përdorur në komunikimin radio (AM/FM), komunikimet satelitore, radarët, rrjetet kompjuterike etj. (fig. 5).• Rrezet infra të kuqe janë një nga format më të vjetra të komunikimit jokabllor dhe bazohen në rrezatimin elektromagnetik. Parimisht, ky lloj transmetimi është më i përshtatshëm për largësi të vogla komunikimi, p.sh., televizori dhe telekomanda lidhen me njëri-tjetrin duke përdorur rrezet infra të kuqe.• Mikrovalët janë më të përdorurat në mjediset e transmetimit wireless, me një përhapje mjaft të gjerë në mbarë botën, sepse mbulojnë distanca të mëdha. Shumica e radarëve përdorin mikrovalët. Ato gjithashtu përdoren në komunikimin celular. • Bluetooth është një tjetër kanal komunikimi jokabllor për distanca të vogla. Ai ka një shtrirje nga 3 m deri në 100 m, në varësi të pajisjeve, të cilat mund të jenë: telefona celularë, kompjutera personalë, laptop-ë, kamera digjitale etj. Nëpërmjet teknologjisë bluetooth, pajisjet mund të lidhen me njëra-tjetrën në të njëjtën kohë, duke formuar kështu një rrjet të vogël. Pajisje të tjera që përdorin teknologjinë bluetooth, janë: kufjet, pajisjet e dorës, tastiera dhe mausi pa tel etj. (fig. 6)1. Cilat janë llojet e kanaleve të transmetimit të pajisjeve teknologjike që ke në shtëpi?2. Përshkruaj funksionet dhe rolin që ka secili prej tyre.3. Si mendon, me cilin prej kanaleve transmetimi i të dhënave mund të hasë më shumë probleme?Fig. 4Fig. 5Fig. 625

