Page 28 - Demo
P. 28


                                    Nxënësi/ja:Zgjidhja e problemeve në kompjuter 1.10Teknikat e zgjidhjes së problemeve gjatë punës në kompjuter Mundësitë që na ofron një kompjuter janë të pafundme, në çdo aspekt të jetës. Por gjatë punës në të mund të na ndodhë të përballemi me probleme të shumta teknike. Fillimisht, duhet të përpiqemi t’i zgjidhim vetë disa prej këtyre problemeve (ato më thjeshta), përpara se të kërkojmë ndihmën e një specialisti. Gjatë kësaj teme do të mësojmë disa këshilla të thjeshta se si mund t’i shmangim problemet më të zakonshme që ndeshim gjatë punës në kompjuter.Rëndësia e mirëmbajtjes së kompjuteritPara se të trajtojmë zgjidhjen e problemeve, le të shikojmë pse është i rëndësishëm kujdesi për kompjuterin.  Mundësohet mbajtja e gjendjes së kompjuterit në parametra optimalë. Parandalohen gabimet. Sigurohen të dhënat dhe informacioni nga ndonjë dëmtim i padëshiruar. Kursehet kohë.Troubleshooting është procesi i zgjidhjes së problemit në një sistem kompjuterik, i cili mund të shkaktohet për arsye të ndryshme. Gjithashtu, mund të themi që procesi i identifikimit të një problemi në kompjuter është mjaft i rëndësishëm për zgjidhjen e tij.Disa probleme të përgjithshme dhe zgjidhja e tyreMë poshtë janë dhënë disa shembuj të shfaqjes së problemeve gjatë punës në kompjuter, si dhe mënyrat e zgjidhjes së tyre.Situata 1: Kompjuteri bllokohetNëse kompjuteri është bllokuar dhe nuk u përgjigjet komandave që i jepni, ndiqni hapat e mëposhtëm:1. shtypni Ctrl+Alt+Del (të tre butonat në të njëjtën kohë);2. klikoni në listë opsionin Start Task Manager (fig. 2);3. dritarja Windows Task Manager shfaq listën e detyrave; identifikon disa nga problemet më tipike që shfaqen gjatë punës në kompjuter; njeh teknikat kryesore të zgjidhjes së këtyre problemeve.Në mësimet e para, ju u njohët me rolin dhe funksionin e disa pajisjeve hyrëse dhe dalëse të kompjuterit. Tashmë njihni dhe parametrat e kompjuterave të laboratorit të Informatikës. Përshkruani disa nga problemet që mund të keni hasur gjatë punës në kompjuter dhe tregoni si keni vepruar. I keni zgjidhur vetë këto probleme apo me ndihmën e më të rriturve?Aktivitet:Fig. 2Fig. 126
                                
   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32