Page 29 - Demo
P. 29
TEMATIKA 1 BOTA E KOMPJUTERIT4. selektoni çdo program, që në seksionin Status shkruan Not responding;5. klikoni butonin End Task. Përsëriteni derisa të gjitha këto detyra të përfundojnë (fig. 3).Në qoftë se kjo nuk funksionon, fikni (shut down) kompjuterin, prisni pak sekonda dhe ndizeni përsëri atë. Skanoni disqet, dosjet dhe skedarët për të gjetur ndonjë virus.Situata 2: Në monitor shfaqen mesazhe gabimiNëse ndonjë mesazh gabimi shfaqet në monitor, fillimisht rindizni kompjuterin, pra bëni Reboot. Reboot quhet procesi i rifillimit të punës së sistemit kompjuterik. Gjatë këtij procesi hapësira e memories pastrohet nga aplikacionet që kanë ngelur në të dhe nuk janë përdorur. Si pasojë e pranisë së tyre mund të ndodhin veprime të pazakonta në kompjuter.Situata 3: Kompjuteri fillon në Safe ModeNë qoftë se ndodh ndonjë problem me sistemin operativ, skedarët e sistemit ngarkohen në safe mode për të shmangur prishjen e sistemit. Kështu do të ngarkohet vetëm një minimum i nevojshëm i programeve, duke shmangur në këtë rast punën e çdo programi të panevojshëm. Ndërkohë, ju mund të provoni tazgjidhni problemin duke bërë një skanim të disqeve. Kur skanimitë ketë përfunduar, bëjini Reboot kompjuterit për të parë nëse problemi është zgjidhur. Gjatë skanimit të sistemit mund të provoni defragmentimin e skedarëve, duke ndjekur hapat e mëposhtëm:1. klikoni butonin Start;2. shtypni Disk Defragmenter në kutinë Search programs and files;3. klikoni në Disk Defragmenter në listën Search Results (fig. 4);4. pasi defragmentimi të ketë përfunduar, ristartoni kompjuterin dhe kontrolloni nëse ka mesazhe gabimi. Defragmentimi është procesi i bashkimit të të dhënave, të cilat janë të ndara në hapësirën e memories së kompjuterit. Kjo ndarje ndodh brenda një hapësire memorieje, kur fshihet, ruhet apo ndryshohet një skedar. Në këtë mënyrë, defragmentimi zhbllokon mbivendosjet e skedarëve. Nëse problemi përsëritet, duhet të kërkoni ndihmën e një specialisti.Përgjigju pyetjeve.1. Çfarë është troubleshooting? Jep disa shembuj.2. Pse është mirë të kujdesemi për kompjuterin?3. Përshkruaj si ke vepruar kur ke hasur probleme gjatë punës në kompjuter.Fig. 3Fig. 427

