Page 31 - Demo
P. 31
Nxënësi/ja:2.1Planifikimi nëpërmjet Mind mapping njeh mind mapping: krijimin e hartave konceptuale ose të skemave online.Përmendni programet apo softwar-et që përdorni për projektet mësimore apo për të prezantuar idetë tuaja.Aktivitet:Mind mappingMind mapping është një software, i cili përdoret për krijimin e diagrameve vizuale dhe hartave konceptuale, për të treguar ndërlidhjen mes ideve dhe informacioneve. Përdorimet më të njohura të tij përfshijnë planifikimin e projekteve, mbledhjen dhe organizimin e mendimeve, prezantimin e problemave për ta bërë më të lehtë zgjidhjen e tyre. Krijimi i hartave konceptuale nëpërmjet software-ve të mind mapping u pa si një metodë shumë efikase në krahasim me paraqitjen grafike të ideve në letra. Për më tepër, ky proces ndihmon në modifikimin dhe krijimin e koncepteve, kur doni t’i shtoni apo t’i kategorizoni ato në një mënyrë tjetër. Mind mapping krijon diagramet, të cilat përdoren për të prezantuar vizualisht mënyrën e të menduarit. Duke qenë një metodë strategjike në menaxhimin e detyrave, ajo nxit vazhdimisht krijimin e ideve. Sot ekzistojnë rreth 13 free mind mapping software. Në të gjitha software-et, krijimi i një mind-map-i është shumë më i thjeshtë se metoda tradicionale me laps dhe letër. Tre software-t të cilave do t’u referohemi në këto mësime janë: Mindomo Online, MindView dhe MindMeister. Procesi i krijimit të mind-mapp është shumë intuitiv në të tria software-t. Mind map ka të bëjë me përcaktimin e hapave për zgjidhjen e problemit dhe në vendosjen e lidhjeve logjike mes tyre nëpërmjet degëve dhe nëndegëve. Në diagram (fig. 1), hapat paraqiten nëpërmjet nyjave, kurse degët nëpërmjet harqeve. Në këtë mënyrë krijohet një hierarki, ku në qendër është subjekti/problem dhe pastaj kalohet te çështjet, nënçështjet dhe kështu me radhë. MindMeister dhe Mindomo mundësojnë përshtatshmëri në vendosjen e degëve. Gjithsesi, nëse projekti mind-mapp zgjerohet duke shtuar degë, bëhet i nevojshëm rikonceptimi i problemit në mënyrë që të përftohet një numër i kufizuar çështjesh, që lidhen drejtpërdrejt me problemin (nga ana vizuale, degët të kenë të njëjtën gjatësi). Mindomo Online dhe MindView janë aplikacione që gjenden në versionin desktop për PC dhe Mac, ndërkohë që MindMeister është një aplikacion web për smartfone. Të gjitha software-t që shqyrtuam kanë mjete/komanda të ndryshme. MindView Online ju mundëson të hapni Përpunimidigjital i tëdhënave2.1Fig. 129

