Page 32 - Demo
P. 32


                                    TEMATIKA 2 PËRPUNIMI DIGJITAL I TË DHËNAVEnjë llogari dhe të punoni falas, por vetëm online. Nëse dëshironi ta shkarkoni në PC-në tuaj, ka një pagesë të caktuar vjetore.  Krijimi i projektit tuaj në MindViewNdërfaqet e software-ve mind mapping janë shumë të ndryshme nga njëra-tjetra. Nëpërmjet përdorimit të tyre u zbulua që MindMeister dhe Mindomo kanë pothuajse të njëjtat karakteristika. MindView Online është qartazi e ndryshme nga këto dy programe, sepse ndërfaqja është e lidhur me atë të standardit të aplikimit Microsoft Office në termat e pamjes, përdorimit dhe mënyrës së veprimit. Për të krijuar një projekt në mind mapp, veproni në këtë mënyrë:1. Fillimisht hapni llogarinë online. Për të punuar me mind mapping mund të zgjidhni software-in MindView, i cili ofrohet pa pagesë dhe ju jep mundësinë të punoni online, thjesht duke krijuar një llogari tuajën. Kjo mund të bëhet fare lehtë, duke u futur në faqen www.mindview.com, ku do t‘ju shfaqet tabela si në figurën 2.2. Zgjidhni të hapni një llogari, ku do t’ju duhet të regjistroni emrin tuaj, e-mail-in që do të përdorni dhe një password për t’u identifikuar (fig. 3).  Krijimi i një diagrami të riPasi të hyni në llogarinë tuaj në Mind View, ju mund të krijoni projektin tuaj duke u nisur nga një projekt bosh ose nga një projekt i gatshëm (Template), i cili ofrohet nga programi. Nëse doni të krijoni një diagram të ri, mjafton të klikoni në Panel File dhe të zgjidhni Create a New map. Në të kundërt, klikoni Create a new map based on a template si në tabelën e mëposhtme:  Komandat online të Mind ViewDuke pasur parasysh që Mind View bazohet në standardet e aplikimit të Microsoft Office,edhe funksionimi i komandave kryesore të tij është i njëjtë me të. Gjithsesi, le të përshkruajmë shkurtimisht secilën prej tyre:Në rastin konkret (fig. 4) do të zgjedhim të punojmë me një template të gatshëm (fig. 5).Fig. 2Fig. 3Fig. 4Fig. 530
                                
   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35   36