Page 34 - Demo
P. 34


                                    1.1Nxënësi/ja: Mënyrat e funksionimit të Mind mapping-utKrijimi i diagrameve kërkon përmbledhjen e të gjithë informacionit, shtrimin e çështjeve, nënçështjeve dhe lidhjeve logjike midis tyre nëpërmjet degëzimeve. Mbi këtë diagram mund të bashkëngjitim: shënime, hyperlink-e, grafikë ose imazhe. Është e domosdoshme të arrish të gjitha elementet e diagramit sa më lehtë, sidomos në rastet e diagrameve të ndërlikuara. Gjithashtu është e rëndësishme të përzgjedhësh opsionet e nevojshme për të prezantuar secilën çështje në mënyrë të qartë. Më poshtë përshkruhen disa nga mundësitë e organizimit të një diagrami:1. Filtrimi mundëson shfaqjen në një ose në disa nivele të degëzimeve. Mungesa e filtrimit e bën diagramin më të vështirë për t’u kuptuar. MindView Online ofron zgjidhje për këtë problem, duke u dhënë mundësi përdoruesve të përzgjedhin udhëzimet në varësi të niveleve.2. Krijimi i degëzimeve të reja. Kur krijojmë një diagram të ri, në qendër vendosim problemin (çështjen), që pozicionohet si rrënja e pemës, në të cilën mund të shtojmë degëzime në varësi të projektit që kemi. Për të shtuar degëzimet zgjedhim komandën Insert. Kjo komandë mundëson shtimin e degëzimeve, nëndegëzimeve, degëzimeve në formën e figurave, hyperlink-eve, figurave, shënimeve etj.3.  Futja e degëve ClipArt. Branch-Picture (fig. 1), që ndodhet në komandën Insert, është një opsion i cili shton një nëndegë te dega e përzgjedhur. Skema e mëposhtme përmban figura të degëzuara, të cilat vendosen me ndihmën e këtij opsioni.4. Figurat ose ikonat zgjidhen në panelin View/Picture, ose siç mund ta shihni edhe në figurën 2, ato ndodhen në të djathtë të dritares. njihet me funksionimin dhe përdorimin e mind-mapping. Hapni Mind mapping-un e krijuar në mësimin e parë dhe realizoni hapat që do të mësoni gjatë këtij mësimi.  Aktivitet:Përdorimi i Mind mapping 2.2Fig. 1Fig. 232
                                
   28   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38