Page 35 - Demo
P. 35


                                    TEMATIKA 2 PËRPUNIMI DIGJITAL I TË DHËNAVE Bashkëngjitjet dhe hyperlink-etShtimi i bashkëngjitjeve dhe hyperlink-eve është pjesë e procesit të ndërtimit të një diagrami. Vendosja e link-eve i krijon mundësinë përdoruesit të japë informacione shtesë mbi idetë e tij, pa qenë nevoja të ngarkojë në diagram tabela me përmasa të mëdha ose degëzime shtesë. Për realizimin e kësaj përdoren disa komanda.1. Komanda Text note (fig. 3). Për të plotësuar degëzimet me tekst përdoret opsioni Text notenë panelin Insert. Nëse doni të bashkëngjitni një dokument në degëzime ose të vendosni hyperlink-e, mund të përdorni përkatësisht opsionet Attachment (bashkëngjitje) dhe Hyperlink, që ndodhen në komandën Home. Nëse dëshironi të krijoni një lidhje ndërmjet dy degëve, opsioni Branch connection e mundëson këtë veprim. Në dokumentin e mëposhtëm janë ngjitur fotografitë e disa personaliteteve të njohura në histori dhe është krijuar lidhja mes tyre. 2. Komanda Export (fig. 4). Software-i MindView Onlineju ndihmon në krijimin e skemave, të cilat më pas mund t’i publikoni në dokumente të formateve të ndryshme. Pra, nëpërmjet kësaj komande mund ta mbartni skemën e ndërtuar në dokumentin që dëshironi. Klikoni Exportdhe do t’ju shfaqen disa programe, ku mund ta mbartni map-in e krijuar si Word, PowerPoint, PDF ose Picture. Mjafton të zgjidhni dokumentin dhe ky veprim kryhet automatikisht.Fig. 3Fig. 4Fig. 533
                                
   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39