Page 36 - Demo
P. 36
TEMATIKA 2 PËRPUNIMI DIGJITAL I TË DHËNAVE Nëse diagrami mbartet në Microsoft Word, këto lidhje transferohen gjithashtu, si tabela apo përmbajtje me tituj. Në figurën 5 tregohet dokumenti në Word i përftuar nga komanda Export.3. Komanda Sharing. Një diagram mund ta ndajmë edhe me persona të tjerë. Mind Viewe mundëson këtë veprim duke përzgjedhur komandën File dhe më tej Share (fig. 6). Nëpërmjet një dritareje dialoguese, mjafton të shkruani email-in e përdoruesit me të cilin do ndani këtë projekt. Gjithashtu, ju do të keni mundësi të vendosni për të drejtate përdoruesve: të bëjnë ndryshime (write), apo të kenë vetëm të drejtë leximi (read only). Pas përfundimit të skemës suaj mund të shkoni te Files, ku të zgjidhni nëse do ta ruani diagramin e krijuar, ta fshini, ta kopjoni, ta shpërndani apo thjesht ta hapni atë.Krijimi i diagramit të teknologjisë së informacionitPër të krijuar diagramin e teknologjisë së informacionit duhet të vëmë në zbatim të gjitha komandat e shpjeguara deri tani. Pra, rrënja e diagramit është Teknologjia e informacionit, të cilën e kemi ndarë në disa çështje të ndryshme (Network, Hardware, Software dhe Burimet Njerëzore). Network ndahet në dy nëndegë të tjera: Protokollet dhe Të dhëna. Te Hardware kemi shtuar një figurë, e cila është transferuar (upload) nga figurat e ruajtura në kompjuter, ndërsa shigjetat e vendosura në nëndegëzime janë zgjedhur në Icons (fig. 7). Siç e shihni, diagrami është një nga modelet e ofruara nga vetë programi (fig. 8).1. Krijo një diagram, nëpërmjet të cilit të shpjegosh rolet dhe funksionet e pjesëve të kompjuterit, ku rrënja e diagramit është kompjuteri.2. Ndaje këtë detyrë me shokët nëpërmjet komandës Share që ofron software.3. Shtoji diagramit një degëzim që përmban ClipArt. Fig. 6Fig. 7 Fig. 834

