Page 37 - Demo
P. 37
Nxënësi/ja:2.1 Prezantimi i Flash-itNë web shohim animacione, të cilat janë figura të shoqëruara me lëvizje të ndryshme. Animacionet që krijojnë software-t aplikative bëhen të zbatueshme në faqet e web-it. Këto lloj animacionesh krijohen nga programet, të cilat kanë si bazë imazhet vektoriale (që shërbejnë dhe ndihmojnë përdoruesit të krijojnë imazhe komplekse në Flash). Për të bërë të mundur krijimin e animacioneve ndërvepruese, Flash-i iu ofron përdoruesve disa komanda për të krijuar veprimet, por edhe për t’i lidhur ato me ngjarjet. Animacionet ndërvepruese përdorin butonat për të bërë lidhjet me veprimet ose me ngjarjet.Sot në treg ka disa lloje programesh për të krijuaranimacionet në web, si p.sh: Macromedia Flash (Adobe Flash), SwiSHmax, Flax etj. Programi Flash është krijuar nga Macromedia. Aktualisht, ai drejtohet nga kompania Adobe (që e ka blerë), e cila ruan ende emrin e programit Flash. Ky program është zgjeruar dhe profesionalizuar, duke nxjerrë versione të reja Flash CS3 dhe CS4 dhe, së fundmi, CS6 si rezultat i punës së bërë nga kompania Adobe. Parametrat e ndërfaqes së Flash-itNjohja me programin Flash njihet me programin Flash.Hulumtoni në internet mbi mundësitë e krijimit të imazheve dhe të animacionevenë web. Diskutoni informacionet e gjetura me mësuesin/en dhe shokët në klasë.Aktivitet:Hapni programin Flash dhe në dritaren kryesore përmendni elementet që krijojnë animacione interaktive.Aktivitet:Hapësira e punës së Adobe Flash Professional përfshin menynë e komandave në krye të monitorit dhe një larmi mjetesh e panelesh për modifikimin dhe shtimin e elementeve në animacionin tuaj. Ju mund të krijoni të gjitha objektet për animimin në Flash ose mund të mbartni elementet që keni krijuar në Adobe Illustrator, Adobe Photoshop ose Adobe. Në ndërfaqen e Flash-it (fig. 1)kemi disa elemente përbërëse: shiriti i menyve (Menu bar), rreshti i kohës (Timeline), skena (Stage), paneli i mjeteve (Tools panel) dhe inspektuesi i vetive (Properties inspector). Layers Stage Timeline Properties inspector tools panels2.3Fig. 135

