Page 38 - Demo
P. 38


                                    TEMATIKA 2 PËRPUNIMI DIGJITAL I TË DHËNAVE1. Skena (Stage) është faqja e punës ku punohet. Aty vendosen të gjitha objektet që dëshironi të animoni (imazhe vektoriale, zonë me tekst, grafik, klip video etj.). Vendosja e objekteve në Stage është hapi i parë për të nisur animimet në Flash.2. Rreshti i kohës (Timeline) është përgjegjës i organizimit dhe kontrollit të kohës së punës për të bërë llogaritjet e nevojshme për realizimin e animacionit. Njësoj si filmat, dokumentet në Flash ndajnë imazhet në periudha kohore. Për të realizuar këto animacione përdoren dy elemente të rëndësishme: dritaret e kohës (frames) dhe shtresat (layers). Në shtresa vendosen objektet dhe ndryshimet e tyre në kohë përcaktohen nga dritaret e kohës. Pra, shtresat dhe dritaret e kohës vendosin rregullat mbi skenën.3. Inspektuesi i vetive (Properties Inspector) (fig. 2). Tani do të shohim se si mund të ndryshojmë ngjyrën e skenës (Stage color) dhe cilësi të tjera të dokumentit, si përmasat e skenës (Stage dimensions) dhe shkallën e kohës (frame rate), të cilat gjenden në Properties Inspector, që është paneli vertikal në të djathtë të Stage (faqja e punës së Adobe gjendet e detajuar në paragrafin në vijim). Në fund të Properties Inspector mund të vini re se përmasa e Stage ku punoni është 800x 600 pixels, të cilat i zgjidhni kur krijoni dokumentin e ri.4. Menu Bar përmban të gjitha menytë e komandave të nevojshme për të bërë krijimin dhe modifikimet e duhura në dokumentet që përmbajnë animacionet që doni të krijoni. Menu Bar ka menytë: File, Edit, Insert. Konfigurimi i StageNjë animacion është i ndarë në sekuenca, ku secila prej tyre mund të përmbajë disa objekte, si: tekst, imazhe, figura gjeometrike, simbole etj. Për të krijuar animacionin na nevojiten këto mjete bazë: vizorja, Grid-i, paneli i mjeteve.1. Për të lehtësuar punën në lidhje me pozicionimin e objekteve në Stage është e këshillueshme të shfaqni në ekran vizoren (ose shiritin me të dhënat). Vizorja shërben për pozicionimin në hapësirë të objekteve. Për të punuar me të, klikoni mbi View/Rulers dhe më pas Rulers (fig. 3).2. Grid (fig. 4) shërben për të modifikuar parametrat e objekteve të skenës. Për ta përdorur atë veproni si më poshtë:  shkoni te View, zgjidhni grupin e të dhënave Grid; zgjidhni opsionin për të modifikuar Show Grid; zgjidhni parametrat mbi madhësinë e objekteve që dëshironi dhe më pas miratoni ndryshimet.3. Paneli i mjeteve (tools panels). Ky panel mundëson shfaqjen, organizimin dhe modifikimin e objekteve aktive ose atyre multimediale, si dhe karakteristikat e tyre. Ai lejon të ndryshosh parametrat e animacionit në funksion të kërkesave.Për më tepër informacion referojuni CD-së, dosja 2, mësimi 2.3. Gjithashtu mund ta shkarkoni nga adresa web: http://digitalbook.botimepegi.al duke klikuar në menynë Materiale plotesuese → Klasa 7 → TIK 101. Jep një përkufizim të shkurtër për çfarë shërben Stage në Flash.2. Cili është roli kryesor i rreshtit të kohës (Timeline)?3. Përmend disa nga funksionet e panelit të mjeteve (tools panels).Fig. 2Fig. 3Fig. 436
                                
   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41   42