Page 39 - Demo
P. 39


                                    Nxënësi/ja:2.14 Konfigurimet në ndërfaqen e Flash-it  njeh komandat kryesore të punës në Flash, të cilat shërbejnë për krijimin e dokumenteve, ruajtjen e tyre dhe ndryshimin e parametrave. Ju tashmë e njihni ndërfaqen e programit Flash. Duke u nisur nga përvoja juaj me programin word, përpiquni të hapni në Flash një dokument të ri dhe ta ruani atë.Aktivitet: Krijimi i një dokumenti të ri në FlashPër të krijuar një animacion të thjeshtë duhet të hapni një dokument të ri.Veproni si më poshtë:1. Zgjidhni File/New Document dhe do të hapet dritarja si në figurën 1.2. Te New Document, zgjidhni General/ActionScript 3.0 (fig. 2).Ky është versioni më i ri i gjuhës Flash që përdoret për të shtuar elementet interaktive. Këto elemente mund të shihen nëpërmjet browser-ve si, Chrome, Safari ose Firefox, duke përdorur Flash Player.3. Në këtë dritare zgjidhni përmasat e skenës duke klikuar mbi shifrat dhe përcaktoni gjerësinë (width) dhe gjatësinë (height). Vlerat janë në njësinë pixel. Në këtë rast vendosni gjerësinë 800 pixel dhe gjatësinë 600 pixel.4. Këtu mund të përcaktoni edhe shpejtësinë e ndryshimit të dritareve të kohës (frame), e cila shprehet në frame/sekonda. Gjithashtu mund të zgjidhni ngjyrën e sfondit (background) të skenës. Po në këtë dritare klikoni butonin Background color dhe zgjidhni një ngjyrë të re nga paleta e ngjyrave (fig. 3).Të gjitha këto karakteristika të dokumentit mund t’i ndryshoni sa herë t’ju nevojitet. Ato ruhen duke klikuar OK.5. Ruani dokumentin te File/Save. Për këtë vendosni emrin e skedarit që dëshironi dhe te formati përzgjidhni tipin Flash CS6 (*.fla). Ruajeni skedarin në direktorinë 01Start. Njësitë e vizores duhet të jenë në pixel, si në figurë.Fig. 1Fig. 2Fig. 337
                                
   33   34   35   36   37   38   39   40   41   42   43