Page 40 - Demo
P. 40
TEMATIKA 2 PËRPUNIMI DIGJITAL I TË DHËNAVENëse keni hapur disa panele dhe dëshironi të riktheheni në një nga hapësirat e punës së paracaktuar, zgjidhni Window/Workspace/Reset. Për t’u kthyer në hapësirën e punës model, zgjidhni Window/ Workspace/ Essential. Gjatë temave mësimore në vijim do të përdorim Essentials Workspace.Këshilla Modelet e faqes së punës dhe ruajtja e tyre Te një dokument i ri duhet të përcaktojmë fillimisht modelin (nëse dëshirojmë një faqe të thjeshtë, një faqe që ka më shumë opsione etj.), që do të ndjekim për faqen e punës dhe më pas e ruajmë atë. 1. Përzgjedhja e modelit. Modelet e faqes së punës janë të grupuara te komanda Workspacenë menynë Window. Workspace përmban disa modele të gatshme të faqes së punës (Template) si Animator, Classic, Essentialsetj. (fig. 4). Sipas modelit të zgjedhur, panelet e ndryshme riorganizohen në faqen e punës. Për shembull, modeli Animator dhe Designer vendos shiritin e kohës (Timeline) në krye, kurse modeli Essential e vendos atë në fund. Kjo krijon më tepër lehtësi në përdorimin e komandave të paneleve që shoqërojnë këto modele.2. Ruajtja e faqes së punës. Për këtë klikoni butonin Workspace dhe zgjidhni New Workspace (fig. 5).3. Shfaqet dritarja dialoguese New Workspace. Vendosini një emërworkspace-it të ri dhe më pas klikoni OK (fig. 6). 1. Hap një dokument të ri me modelin Essential.2. Vendosi një titull dokumentit.3. Ndrysho parametrat e faqes, zgjidh ngjyrën tënde të preferuar dhe ruaje me një emër të caktuar në folder.Nëpërmjet kësaj dritareje dialoguese mund të:• ndryshojmë parametrat e vizores;• ndryshojmë shpejtësinë e shfaqjes së imazhit;• zgjedhim ngjyrën e fushës;• personalizojmë të dhënat.Fig. 4Fig. 5Fig. 638

