Page 41 - Demo
P. 41


                                    Nxënësi/ja:2.15 Krijimi i sekuencave në FlashAnimimet me titrazh të shkurtër janë animimet më të thjeshta për t’u realizuar me Flash. Për të krijuar këto animime është shumë e rëndësishme që faqes sonë të punës t’i shtojmë sekuenca (Scene). Sekuenca është si një skenë e kapur në një çast të kohës në një animim. Ajo është një mënyrë shumë e mirë për të organizuar përmbajtjen e një animimi në Flash. Në varësi të asaj që dëshironi të realizoni, sekuencat ju ndihmojnë të kapni disa pjesë të animimit për të krijuar një lidhje logjike. Sekuencat mund të renditen sipas dëshirës, por në një film pa ndërprerje, sekuencat do të vendosen sipas renditjes që janë krijuar. Një sekuencë mund të përmbajë tekste, objekte, imazhe, video etj.• Për të shtuar një sekuencë në faqen e punës mjafton të:1. klikojmë në shiritin e menysë tek Insert;2. zgjedhim komandën Scene dhe në këtë mënyrë krijohet sekuenca e parë (fig. 1).• Për të bërë modifikime në sekuencat e krijuara, mjafton të shkoni te dritarja Window dhe të zgjidhni komandën Scene. 1. Ju mund të vendosni objekte të ndryshme si tekst, imazhe, video etj., në secilën prej sekuencave që keni krijuar. Për këtë, ashtu si edhe në word, mjafton të klikoni në menynë Insert dhe të zgjidhni llojin e objektit që doni të fusni.2. Nëse doni të shtoni sekuenca, të fshini ose t’i riformoni ato, përdorni butonat që shfaqen te dritarja (fig. 2). Renditja e sekuencave në rreshtin e kohës Renditja e sekuencave në kohë realizohet nëpërmjet dritareve të kohës (frameve). Ashtu si në filma, animimet në Flash shfaqin sekuencat në kohë sipas një rrjedhe logjike. Playhead-i është një mjet që tregon pikërisht kohën gjatë së cilës shfaqen sekuencat. Ndërkohë që filmi luhet, playhead-i (linja vertikale e kuqe) ecën ndërmjet frame-ve të vendosura te rreshti i kohës (Timeline). Për të parë përmbajtjen në Stage në një çast të kohës, ju duhet të lëvizni playhead-in në frame-in përkatës (fig. 3). Pasurimi i animimit në Flash  njihet me elementet e animimit në Flash.Hapni faqen tuaj të punës (të krijuar në mësimet e para) dhe me ndihmën e mësuesit/es, zbatoni të gjitha udhëzimet që shpjegohen më poshtë.Aktivitet:FrameFig. 1Fig. 2Fig. 339
                                
   35   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45