Page 42 - Demo
P. 42


                                    TEMATIKA 2 PËRPUNIMI DIGJITAL I TË DHËNAVESekuencat kapin një pjesë të animacionit, por që ta ndërtoni artistikisht këtë pjesë, ju nevojiten shtresat (Layers). Mendojini shtresat si faqe transparente të vendosura njëra mbi tjetrën. Secila nga faqet mund të përmbajë objekte të ndryshme dhe ju mund të ndryshoni objektet në secilën faqe, pa prekur ato të faqeve të tjera. Kjo ju ndihmon të vizatoni, të rregulloni objektet dhe të bëni çdolloj ndryshimi sipas krijimtarisë suaj. Këto faqe mbivendosen dhe ju merrni produktin përfundimtar. Të gjitha shtresat janë të vendosura në meny, si në figurën 4. Mund të fshihni, bllokoni ose tregoni përmbajtjen e shtresave thjesht duke klikuar në ikonën Layer option.Siç e shihni në figurën 4, dokumenti ka vetëm një Layer që quhetLayer 1. Nëse doni t’i ndryshoni emrin, mjafton të klikoni dy herë mbi Layer dhe t’i vendosni më pas emrin që dëshironi.Nëse doni të shtoni Layer në prezantimin tuaj mjafton të:1. klikoni Insert/Timeline/Layer (fig. 5);2. shtypni butonin New Layer poshtë Timelinedhe në çast do t’ju shfaqet një Layer i ri (fig. 6). • Për t’i vendosur një emër sekuencës mjafton të klikoni 2 herë mbi emrin e sekuencës në dritaren Scene.• Për të zhvendosur një sekuencë duhet të mbani mausin të shtypur mbi ikonë, duke e zhvendosur sekuencën atje ku dëshironi.• Tre butonat e vegjël në fund të dritares shërbejnë për të kopjuar sekuencën, për të shtuar sekuenca ose për të fshirë një sekuencë.• Për t’u zhvendosur nga një sekuencë në tjetrën mund të përdorni butonin Modify Scene, që është në hapësirën Edit.Për të punuar në Flash është shumë e rëndësishme të kuptohet organizimi i faqes dhe, më kryesorja, të bëhet dallimi ndërmjet: Layers, Stage, Timeline, Properties Inspector. Layer nameShow/Hide Layer Lock/Unlock LayerShow Layer as OutlinesAnimimi në Flash duhet të përmbajë së paku një sekuencë, e cila të përmbajë të paktën një objekt. Ky objekt mund të përmbajë tekst, simbole, zë, forma gjeometrike etj.1. Krijo një animim me dy sekuenca, ku te njëra të ketë hënë dhe te tjetra diell.2. Në dokumentin ku ke krijuar disa Frame, fshi frame-in me numër 1; zhvendos një frame që dëshiron; kopjo frame-in e fundit.Fig. 4Fig. 5Fig. 640
                                
   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46