Page 43 - Demo
P. 43
Nxënësi/ja:2.12.6 Vizatimet në Flash Krijimi i imazhit duke përdorur grafikët Detyra jonë për mësimet në vijim do të jetë krijimi i një reklame për lëngun e portokallit. Ju mund të ndiqni të njëjtët hapa, por mund të zgjidhni çdo imazh tjetër që ju pëlqen. Në këtë mësim do të vizatoni format, do t’i modifikoni dhe do të mësoni si të kombinoni elemente të thjeshta për të krijuar pamje komplekse. Krijoni një dokument të ri, i cili do të shërbejë për të ndërtuar imazhin. Për këtë, ndiqni hapat e mëposhtëm:1. Në Flash, zgjidhni File/New. Në kutinë dialoguese New Document,zgjidh ActionScript 3.0 (fig. 1).2. Vendosni përmasat e Stage 700 pixel me 200 pixel dhe bëni ngjyrën e Stage një kafe të lehtë. Ju mund të zgjidhni ngjyrën tuaj të preferuar në varësi të imazhit që keni dëshirë të krijoni.3. Ruani dokumentin e krijuar te File/Save. Skedari ruhet me emrin puna 2, fotot në direktorinë që quhet 02Foto. Ndërtimi i imazhitÇdo grafikë në Flash fillon me një formë të caktuar. • Koncepti i Stroke dhe Fill. Një formë përbëhet nga dy komponentë: fill(pjesa e brendshme e formës) dhe stroke (konturet dhe pjesa e jashtme e formës). Fill dhe stroke janë të pavarura nga njëra-tjetra, kështu që mund të modifikojmë ose të fshijmë secilën pa ndikuar te tjetra. Për shembull, mund të krijojmë një drejtkëndësh me mbushje të verdhë dhe konture (stroke) bojëqielli. Gjithashtu, mund të mbushim ose të konturojmë në mënyrë të pavarur. Kështu, nëse duam të heqim të gjithë formën, duhet të sigurohemi që i kemi zgjedhur të dyja, fill dhe stroke. • Krijimi i formave gjeometrike. Flash-i ofron disa mjete vizatimi, të cilat punojnë në modele të ndryshme. Disa nga krijimet fillojnë me forma të thjeshta si drejtkëndësha dhe rrathë, ndaj është e rëndësishme të njiheni me vizatimin, modifikimin e pamjes së tyre dhe aplikimin e fill&stroke. Filloni me vizatimin e gotës me lëng portokalli. njihet me vizatimin në Flash; kupton ndryshimet ndërmjet mënyrave të vizatimit; krijon dhe editon tekstin.Hapni skedarin ku keni ruajtur filmin/animimin që keni krijuar në mësimet e mëparshme, për të shtuar figura/imazhe/ animacione brenda tij. Mund të përdorni drejtkëndësha, rrathë dhe linja për të krijuar grafikë interesantë, kompleksë dhe ilustrime në Flash. Editoni format e tyre dhe kombinojini me pjerrësi, transparencë, tekst dhe filtra për mundësi më të mëdha. Aktivitet:Në mësimet e para u shpjegua krijimi i një dokumenti për animim në programin Flash, krijimi i një objekti të thjeshtë apo zhvendosja e fotografive në animim. Në këtë mësim do të njiheni me konceptet më të përdorshme të krijimit të animacioneve në Flash. Fig. 1Fig. 241

