Page 44 - Demo
P. 44
TEMATIKA 2 PËRPUNIMI DIGJITAL I TË DHËNAVEGota do të shihet si një cilindër, dhe vetë cilindri i përbërë nga një drejtkëndësh dhe dy rrathë (fig. 2). 1. Për të vizatuar drejtkëndëshin duhet që në panelin e mjeteve (Tools panel) të zgjidhni Rectangle tool ( ) (fig. 5). Sigurohuni që ikona Object Drawing mode ( ) nuk është përzgjedhur.2. Zgjidhni një ngjyrë për stroke( ) dhe një ngjyrë për fill ( ) nga fundi i panelit Tools. Zgjidhni #00FFFF (bojëqielli) për strokedhe #FFFFCC (e verdhë e lehtë) për fill (mund të zgjidhni ngjyra të tjera sipas imazhit që do të realizoni).3. Në Stage, vizatoni një drejtkëndësh, që është pak më i gjatë sesa i gjerë. Do të përcaktoni përmasën e saktë dhe pozicionin e drejtkëndëshit në hapin 6 (fig. 3).4. Përzgjidhni Selection tool ( ).5. Tërhiqni Selection tool rreth të gjithë drejtkëndëshit për të zgjedhur stroke dhe fill të tij. Kur një formë përzgjidhet, Flash e shfaq atë me pika të bardha. Mund të klikoni dy herë mbi formën dhe Flash do t’i përzgjedhë të dyja, stroke dhe fill të formës. 6. Në Properties inspector, shtypni 102 për gjerësinë dhe 125,30 për gjatësinë. Klikoni Enter/Return për të aplikuar vlerat (fig. 4). Vizatimi i formave ovaleTani do të përdorni format ovale për të krijuar hapjen në krye të gotës dhe fundin e tij të rrumbullakosur. Për këtë ndiqni hapat e mëposhtëm:1. Në Tools panel zgjidhni Oval tool (fig. 6).2. Sigurohuni që Snap te Object ( ) të jetë i aktivizuar. Ky opsion mundëson që format që vizatohen në Stage të lidhen me njëra-tjetrën dhe konturet e qoshet të bashkohen.3. Klikoni brenda drejtkëndëshit dhe tërhiqni mbi të kursorin nëpërmjet mausit për të krijuar një rreth brenda drejtkëndëshit (fig. 7). Snap in Object option bën që rrethi të lidhet me faqet e drejtkëndëshit.4. Vizatoni një rreth tjetër pranë fundit të drejtkëndëshit (fig. 8).• Modifikimi i objekteve Për të modifikuar një objekt, si fillim duhet të përzgjidhni pjesë të ndryshme të tij. Në Flash mund të bëni përzgjedhje duke përdorur Selection, Subselection ose Lasso tool. Zakonisht përdoret Selection tool për të përzgjedhur të gjithë objektin ose një pjesë të tij. Nëpërmjet Subselection tool mund të përzgjidhni një pikë specifike ose një linjë në një objekt. Me Lasso tool mund të bëni një përzgjedhje të lirë.• Përzgjedhja e strokes dhe fills Për t’u dhënë rrathëve dhe drejtkëndëshit formën e një gote, duhet të fshijmë pjesët që nuk duhen në vizatim. Për këtë do përdorim Selection tool, i cili fshin strokes dhe fills-et e padëshiruara. Ndiqni hapat e mëposhtëm:Fig. 3Fig. 4Fig. 5 Fig. 6Fig. 7Fig. 842

