Page 46 - Demo
P. 46
1.1Nxënësi/ja:2.7 Krijimi i formave në FlashKur vizatojmë në Flash, është më e lehtë që punën ta nisim me format drejtkëndore dhe rrethore. Për të krijuar objekte më të ndërlikuara përdoren komandat e Free Transform tool (mjetet për transformimin). Në rastin konkret, ne do të përdorim Free Transform tool për të modifikuar format bazë dhe transformuar cilindrin e krijuar në një gotë. Përdorimi i mjeteve të transformimit (Free transform tool) Për t’iu afruar pamjes reale të gotës duhet të zvogëlojmë perimetrin e rrethit në fund të saj. Nëpërmjet Free Transform tool mund të ndryshojmë madhësinë e objektit, rrotullimin, pjerrësinë (mënyrën se si anohet) ose shformimin e objektit duke tërhequr pikën e kontrollit rreth një kutie rrethuese. Për të realizuar figurën e gotës ndiqni këta hapa:1. në Tools panel, përzgjidhni Free Transform tool ( );2. tërhiqni Free Transform tool rreth cilindrit në Stage për ta përzgjedhur atë; doreza e transformimit shfaqet në cilindër (fig. 1);3. shtypni Ctrl/Command+Shift ndërkohë që tërheqni qoshet e poshtme nga brenda; në këtë mënyrë mund të lëvizni të dyja qoshet me të njëjtën largësi (fig. 2);4. në fund klikoni jashtë formës. Tashmë, figura e përftuar e ka perimetrin në fund të cilindrit më të ngushtë dhe atë të pjesës së sipërme më të gjerë. Ajo duket si një gotë e vërtetë. Përdorimi i copy & paste Komandat Copy dhe Paste përdoren për të duplikuar format në Stage. Fillimisht caktoni nivelin (lartësinë) e sipërfaqes së lëngut të portokallit në gotë, duke kopjuar dhe ngjitur pjesën e brendshme të cilindrit në krye të gotës. Për këtë duhet të:1. klikoni Selection tool; mbani shtypur butonin Shift dhe zgjidhni harkun e sipërm dhe atë të poshtëm të hapjes së gotës;2. zgjidhni Edit/Copy; vijëzimet e sipërme të rrathëve do të kopjohen;3. klikoni Edit/ Paste në qendër; një rreth i duplikuar shfaqet në Stage (fig. 3);4. në Tools panel zgjidh Free Transform tool; doreza e transformimit shfaqet në rreth;Përpunimi i imazheve modifikon formën, ngjyrën dhe përmasat e objektit të vizatuar.Në mësimet e mëparshme jeni njohur me disa nga ikonat kryesore të programit Flash. Hapni dokumentin që keni krijuar në Flash dhe shtoni një formë gjeometrike, ngjyroseni dhe jepini një formë ovale. Aktivitet:Fig. 1Fig. 2Fig. 3 44

