Page 47 - Demo
P. 47
TEMATIKA 2 PËRPUNIMI DIGJITAL I TË DHËNAVE5. shtypni Shift Alt dhe tërhiqni qoshet nga brenda, duke zvogëluar rrethin rreth 10%; me butonin Shift mund të ndryshoni formën në mënyrë të njëtrajtshme, kështu rrethi do të mbajë raportin e përmasave; shtypja e butonit Alt ndryshon formën që nga pika e transformimit (fig. 4);6. përzgjidhni Selection Tool;7. tërhiqni rrethin mbi qarkun e gotës, në mënyrë që të mbulojë buzën përballë (fig. 5);8. klikoni jashtë zonës së përzgjedhur për të mos zgjedhur më rrethin;9. zgjidhni pjesën e poshtme të rrethit të vogël dhe fshijeni atë. Tashmë gota është plot me lëng. Ndryshimi i formës së kontureveMe Selection tool mund të shtyni e të tërhiqni linjat dhe cepat e gotës (figurës) për t’ia ndryshuar plotësisht konturet, duke vepruar si më poshtë (fig. 6): 1. Në Tools panel përzgjidhni Selection tool.2. Lëvizni kursorin pranë njërës anë të gotës. Një vijë e përkulur shfaqet pranë kursorit, duke treguar që mund ta ndryshoni lakimin e stroke.3. Klikoni dhe tërhiqni Stroke nga jashtë. Anët e gotës përkulen, duke i dhënë asaj një fryrje të lehtë.4. Klikoni dhe tërhiqni jashtë anën tjetër të gotës. Tashmë, trupi i gotës ka formë më të lakuar. Ndryshimi i ngjyrave të mbushjes së gotës Nëse dëshironi të ndryshoni formën, ngjyrën e çdo mbushjeje të gotës, mund të përdorni Ink Bottle tool ose Paint Bucket tool (fig. 7). Ink Bottle tool përdoret për të ndryshuar ngjyrat e fills, ndërsa Paint Bucket tool përdoret për të ndryshuar ngjyrat e brendshme. Për të vijuar ngjyrosjen e mbushjes së gotës veprojmë në këtë mënyrë:1. në Tools panel përzgjidhni Paint Bucket tool ( ); në Properties inspector zgjidhni ngjyrën e bardhë (#FFFFFF);2. klikoni sipërfaqen e sipërme brenda gotës.Mbushja e rrethit të sipërm ndryshon në ngjyrë kafe të errët.Më pas vijoni si më poshtë:1. në Tools panel, përzgjidhni Ink Bottle tool( ), që fshihet pas Paint Bucket tool;2. në Properties inspector zgjidhni ngjyrën portokalli (#FF9900) (fig. 8);3. klikoni pjesën e sipërme mbi sipërfaqen e lëngut.Stroke rreth sipërfaqes së lëngut ndryshon në ngjyrë portokalli.1. Ndrysho ngjyrën e mbushjes së një gote (p.sh., lëng portokalli) dhe formën e saj.2. Shpjego hapat që do të ndjekësh për realizimin e figurës.3. Cilat janë mënyrat e vizatimit në Flash? Cila prej tyre të pëlqen më shumë dhe pse?Fig. 4 Fig. 5Fig. 6Fig. 7 Fig. 845

