Page 48 - Demo
P. 48
1.1Nxënësi/ja:2.8Në këtë mësim do të përdorim një fill me gradientë (krijimi i dritëhijeve në imazh) për të shtuar përmasën e tretë të gotës me lëng. Krijimi i gradientëve të ndryshëmNgjyrat që doni të përdorni në gradientin tuaj i përcaktoni në Color panel. Në fakt, një gradient linear (krijimi i dritëhijeve duke përdorur të njëjtën familje të ngjyrës kryesore) lëviz nga një ngjyrë e parë në një ngjyrë të dytë, por mund të arrijnë deri në 15 kalime ngjyrash. Një Color pointer përcakton se ku ndryshon gradienti nga një ngjyrë në tjetrën. Tashmë do të krijoni një gradient që lëviz nga ngjyra e kuqërremtë në të bardhë dhe më pas në portokalli, për t’i dhënë një formë të rrumbullakosur. Ndiqni hapat e mëposhtëm:1 Klikoni Selection tool. Më tej zgjidhni fill-in që paraqet sipërfaqen përballë të gotës.2. Hyni në Control panel (Window/ Color).3. Zgjidhni Fill/Color dhe klikoni Linear gradient (fig.1). Sipërfaqja përballë e gotës mbushet me një ngjyrë gradienti nga e majta në të djathtë.4. Zgjidhni Color pointer në anën e majtë të Color gradient në Color panel (fig. 2) (trekëndëshi sipër tij bëhet i zi kur zgjidhet) dhe më pas shtypni FFD7D7 në fushën e vlerës Hex për të specifikuar një ngjyrë të kuqërremtë të çelët. Shtypni Enter për të aplikuar ngjyrën. Gjithashtu mund të zgjidhni një ngjyrë nga opsioni i ngjyrave ose klikoni dy herë Pointer-in për të zgjedhur një ngjyrë nga Color swatches.5. Klikoni Pointer-in e ngjyrës në skajin më të djathtë dhe më pas vendosni CD7B70 për një ngjyrë të kuqërremtë më të errët. Shtypni Enter për të aplikuar ngjyrën (fig. 4).Gradienti i fills për gotën ndryshon në mënyrë graduale nga një e kuqërremtë e çelët në një të kuqërremtë të errët rreth sipërfaqes së saj. 6. Klikoni poshtë shiritit të vendosjes së gradientit për të krijuar një shenjues të ri ngjyre.7. Tërhiqni shenjuesin e ri të ngjyrës në mes të gradientit (fig. 3).8. Përzgjidhni shenjuesin e ri të ngjyrës dhe më pas shtypni FFFFFF në fushën e vlerës Hexpër të specifikuar të bardhën për ngjyrën e re. Shtypni Enter për të aplikuar ngjyrën (fig. 5).Përdorimi i efekteve në ndryshimin e imazhit realizon transformimin e imazhit në Flash.Në mësimin e kaluar, ju krijuat imazhin e një gote të mbushur me lëng portokalli. Ndryshoni imazhin dhe në vend të tij krijoni një gotë me lëng qershie.Aktivitet:Fig. 1Fig. 2Fig. 3Fig. 4Fig. 546

