Page 49 - Demo
P. 49


                                    TEMATIKA 2 PËRPUNIMI DIGJITAL I TË DHËNAVEMbushja e gradientit në gotë ndryshon gradualisht nga e kuqërremtë e çelët në të kuqërremtë të errët (fig. 6).9. Për të mos ndryshuar fills, mjafton të klikoni diku tjetër në Stage. Zgjidhni Paint Bucket tool dhe sigurohuni që opsioni Lock Fill( ) sipër Tools panel nuk është i përzgjedhur.10. Klikoni Paint Bucket tool për të zgjedhur pjesën tjetër të sipërfaqes së gotës me lëng. Gradienti aplikohet në këtë pjesë (fig. 7). Mënyrat e transformimit të gradientit Përveç zgjedhjes së ngjyrave dhe pozicionimit të shenjuesve të ngjyrave për një gradient, mund të ndryshoni përmasat, drejtimin ose qendrën e një fill gradiente. Për të ndryshuar qendrën e gradientit ndiqni hapat e mëposhtëm:Për të fshirë një shenjues ngjyrash nga shiriti i përcaktimit të gradientit, mjafton ta tërhiqni atë nga shiriti.1. Ndrysho ngjyrat e imazhit duke i dhënë stroke-s një ngjyrë transparente dhe fill-it një ngjyrë të verdhë. 2. Jepi dritë imazhit të krijuar dhe përshkruaj hapat që ndoqe për realizimin e detyrës. 1. Zgjidhni Gradient Transform tool. (Gradient Transform tool grupohet me Free Transform tool) (fig. 8)2. Klikoni sipërfaqen përballë të gotës me lëng (shfaqet doreza e transformimit).3. Tërhiqni dorezën katrore në anët e kutisë kufizuese për ta ngjeshur gradientin më shumë. Tërhiqni qendrën e rrethit për të lëvizur gradientin majtas, në mënyrë që refleksi i bardhë të pozicionohet pak në të majtë të qendrës (fig. 9).4. Klikoni në pjesën tjetër të sipërfaqes së gotës me lëng (shfaqet doreza e transformimit).5. Tërhiqni dorezën rrethore në qoshen e kutisë kufizuese për të rrotulluar gradientin 180 gradë, në mënyrë që ngjyra e tij të ndryshojë nga e kuqërremtë e errët në të majtë, në të kuqërremtë të çelët në të djathtë. Tërhiqni dorezën katrore anash kutisë kufizuese të brendshme për ta bërë gradientin më të ngjeshur.Tashmë imazhi i gotës me lëng portokalli është më pranë pamjes reale të saj, sepse hijet dhe dritëhijet e krijuara e bëjnë atë të duket me sipërfaqen përballë të mysët dhe pjesën tjetër të saj të lugët.Fig. 6Fig. 8Fig. 9Fig. 747
                                
   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52   53