Page 50 - Demo
P. 50
1.1Nxënësi/ja:2.9 Krijimi dhe lëvizja e keyframe-veNjë keyframe tregon një ndryshim në përmbajtjen e stage. Keyframe-t shfaqen në timeline si një rreth. Një rreth bosh tregon që nuk ka asgjë të veçantë në atë çast. Një rreth i mbushur me të zezë tregon se në atë moment ka diçka në atë shtresë. Shtresa background në figurë përmban një keyframe të mbushur (rreth të zi) në frame-n e parë. Shtresa foto 1, gjithashtu, përmban një keyframe të mbushur në frame-n e saj të parë. Të dyja shtresat përmbajnë foto. Shtresa foto 2, përmban një keyframe bosh në frame-n e parë, gjë e cila tregohet me një pikë të pangjyrosur (për momentin, ky frame është bosh). Sfondi ka 1 keyframe të mbushur (fig. 1).• Krijimi i keyframe. Nëse duam që të na shfaqetfotografia në faqen e punës, atëherë do të krijohet një keyframe në rreshtin e kohës në momentin kur dëshirojmë të shfaqet fotografia tjetër. Për krijimin e keyframe-it duhet të ndiqni hapat e mëposhtëm:1. përzgjidhni Frame-in 4 në shtresën foto 1. Me përzgjedhjen e një frame-i shfaqet numri i tij te shiriti si në figurën 2;2. zgjidhni Insert/Timeline/Keyframe (ose shkurtimisht shtypni butonin F6). Një keyframe i ri, që tregohet nga një rreth bosh, shfaqet në shtresën foto2 në frame-n 16 (fig. 3).3. përzgjidhni Keyframe-in e ri në frame-in 16 në shtresën foto 2;4. ngarko Foto2.jpg nga biblioteka e Flash (File/Import/Import to Library); rrethi bosh në frame-in 16 mbushet; kjo tregon se tashmë në shtresën foto2 ka ndodhur një ndryshim; në frame-in 16 fotoja do të shfaqet në Stage (fig. 4).Përdorimi i keyframe dhe i shtresave njihet me krijimin e imazheve; njihet me krijimin e hapësirave kohore. Në imazhin e krijuar në mësimet e para, shtoni një nga fotografitë që ju pëlqejnë më shumë dhe një map mapping të shkëputur nga mësimi i dytë.Aktivitet:Të kuptosh frame-et dhe keyframe-et është e nevojshme për të zotëruar Flash-in. Sigurohuni që të kuptoni se si shtresa e foto2 përmban 40 frame me 2 keyframe, një keyframe bosh në frame-n 1 dhe një keyframe i mbushur në frame-in 16.Filled keyframekeyframe boshFig. 1Fig. 2Fig. 3Fig. 448

