Page 51 - Demo
P. 51


                                    TEMATIKA 2 PËRPUNIMI DIGJITAL I TË DHËNAVE• Lëvizja e keyframe-itNëse doni që foto2.jpg të shfaqet në një kohë të caktuar, duhet të lëvizni keyframe-in në të cilin ajo ndodhet. Mund të lëvizni një keyframe në timeline duke ndjekur hapat e mëposhtëm:1. përzgjidhni keyframe-in në frame-in 16 në shtresën foto2 (fig. 5);2. lëvizni lehtë kursorin e mausit dhe do të shihni një ikonë kuti të shfaqur pranë kursorit, që tregon se mund të ripoziciononi keyframe-in;3. klikoni dhe tërhiqni keyframe-in në frame-in 12 në shtresën foto2 (fig. 6).foto2 layerështë bosh ngaframes 1–16Figura2.jpg tashmë shfaqet në Stage shumë më herët në animacion, dhe konkretisht në frame-in e 12-të (fig. 7). Nëse doni të hiqni njëkeyframe, mos shtypni butoninDelete, sepse do të fshihet përmbajtja e atij keyframe-i në Stage. Në vend të kësaj, Selektoni keyframe-in dhe zgjidhni Modify > Timeline > Clear Keyframe (Shift+F6). Keyframe-i do të hiqet nga timeline. Organizimi i sekuencaveNë këtë fazë, skedari i Flash-it me të cilin po punojmë, ka vetëm tri shtresa: një shtresë background, shtresa foto1, dhe shtresa foto2. Në varësi të animimit që doni të kryeni, mund të shtoni shtresa të tjera, të cilat duhet t’i menaxhoni. Direktoria e shtresave ju ndihmon të gruponi shtresat që kanë lidhje me njëra-tjetrën për të pasur timeline të organizuar dhe të menaxhueshëm (njësoj siç krijoni direktoritë për dokumentet e ngjashme në desktop). • Krijimi i direktorive të shtresavePër të shtuar shtresa për fotografi të tjera dhe për t’i ruajtur ato në direktorinë përkatëse, duhet të veproni si më poshtë:foto2 layerka përmbajtje ngaframes 17–40Fig. 5Fig. 6Fig. 749
                                
   45   46   47   48   49   50   51   52   53   54   55