Page 53 - Demo
P. 53


                                    Nxënësi/ja:2.10.1Mund të përdorni gjithashtu Gradient Transform toolpër të ndryshuar mënyrën e zbatimit të një bitmap fill-i. Përdorimi i Bimap Fill-itPër të krijuar një imazh sa më real të gotës së dhënë, ndiqni hapat e mëposhtëm:1. Zgjidhni sipërfaqen e lëngut në gotë Selection tool.2. Hapni Color panel (Window>Color).3. Klikoni Bitmap fill (fig. 1).4. Në dritaren dialoguese Import to Library kërkoni dhe selektoni nga skedari dokumentin e titulluar “flluskat. jpeg’’ të shkarkuar më parë nga google/images.5. Zgjidhni flluska.jpeg dhe klikoni Open. Sipërfaqja e lëngut do të mbushet me imazhin e shkumës (gota u kompletua) (fig. 2). Riemërtoni shtresën që përmban vizatimin e plotë të gotës me lëng portokalli. E vetmja gjë që mbetet për t’u bërë, është t’i shtoni gotës disa lule për dekor. Grupimi i objekteveTani që përfunduat dekorimin (fig. 3), ju mund të ndërtoni me të një grup të veçantë, në të cilin përfshihen një sërë formash dhe skicash të tjera për të ruajtur kështu integritetin e tyre. Kur janë të grupuara, elementet që përbëjnë gotën mund t’i lëvizim si një imazh i vetëm. Për të realizuar vizatimet tuaja, grupe të tilla mund t’i përdorni në këtë mënyrë:1. Klikoni Selection tool.2. Zgjidhni të gjitha format që përbëjnë gotën me lëng. 3.Klikoni Modify>Group (fig. 4). 4. Gota është një grup i vetëm. Kur e përzgjedh atë, një vijë blu tregon që është një kuti kufizuese (fig. 5).Nëse doni të ndryshoni ndonjë pjesë të gotës, klikoni dy herë grupin për ta modifikuar atë. Vëreni, të gjitha elementet e tjera në Stage dim dhe shiriti horizontal në krye mbi Stage shfaqin Scene 1 Group. Kjo tregon se tashmë jeni në një grup të veçantë dhe mund të modifikoni përmbajtjen e tij.5. Klikoni ikonën Scene 1 (fig. 6) në shiritin horizontal në krye të Stageose klikoni dy herë një pjesë boshe në Stage dhe kthehuni në skenën kryesore.Shtimi i efekteve vizuale  njihet me më shumë efekte vizuale; mëson të shtojë efektet vizuale. Krijoni imazhin e gotës së paraqitur më poshtë, duke shtuar në të një shtresë shkume (flluska). Si bitmap fill do të përdoret një imazh JPEG i shkumës. Aktivitet:Fig. 1Fig. 2Fig. 3Fig. 4Fig. 6Fig. 551
                                
   47   48   49   50   51   52   53   54   55   56   57