Page 54 - Demo
P. 54
TEMATIKA 2 PËRPUNIMI DIGJITAL I TË DHËNAVE Krijimi i modeleve dhe dekorimetModelet mund t’i përmirësoni duke përdorur Deco tool ( ), e cila ofron mjete dhe konfigurime të ndryshme. Shumë opsione ju mundësojnë të ndërtoni në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë dizenjime simetrike, rrjeta ose lule të degëzuara. Në këtë mësim do të përdorni Deco tool për të krijuar forma simetrike dhe dekorime floreale për zbukurimin e sfondit të animacionit.• Krijimi i një simboli për një model Përpara se të përdorni furçën e simetrisë të Deco tool, duhet të krijoni një simbol që të përdoret si forma bazë që do të përsëritet (për simbolet do të mësoni më shumë në temën tjetër). Për të krijuar një simbol duhet të veproni si më poshtë:1. Nga top menu zgjidhni Insert/ New symbol (fig. 7).2. Në dritaren dialoguese Create New Symbol vendosni line për emrin dhe zgjidhni simbolin Graphic Type. Klikoni OK.Flash-i menjëherë të çon te Symbol editing mode. Vini re shiritin horizontal në krye të Stage, i cili tregon se momentalisht jeni duke modifikuar simbolin e quajtur line (linjë). Tashmë do të vizatoni një vijë për këtë simbol.3. Klikoni Line tool ( ) (fig. 8).4. Zgjidhni një ngjyrë blu për stroke dhe Hairlinepër Stroke Style.5. Mbani shtypur butonin Shift ndërkohë që vizatoni një vijë nëpër qendrën e Stage, ku shfaqet një bosht që paraqet qendrën e simbolit tuaj. Zgjateni linjën rreth 25 pixels.6. Klikoni Scene 1 në shiritin horizontal në krye të Stage-it, për t’u kthyer në Timeline-in kryesor. Simbolin i ri e ruajmë me emrin vija, i cili është ruajtur në Library panel për përdorime të mëvonshme (fig. 9). • Përdorimi i furçës së simetrisë në Deco toolLe të shohim sesi krijohet forma e një luleje me Deco tool. Hapat për realizimin e saj janë si më poshtë:1. në Timeline futni një shtresë të re dhe emërtojeni dekorim (do të vizatoni format tuaja simetrike në këtë shtresë);2. në toolbar, zgjidhni Deco tool ( );3. në Properties inspector, nën Drawing Effect, zgjidhni Symmetry Brush (fig. 11);4. në dritaren dialoguese Select Symbol, zgjidhni line symbol dhe klikoni OK (fig. 10);Një bosht stroke mban një trashësi uniforme pavarësisht sa të madhe apo sa të vogël e shkallëzoni.5. në dritaren Advanced Options zgjidhni Rotate Around (fig. 12);Fig. 7Fig. 9Fig. 8Fig. 10Fig. 11Fig. 1252

