Page 55 - Demo
P. 55
TEMATIKA 2 PËRPUNIMI DIGJITAL I TË DHËNAVEMe këto opsione të Deco tool -it mund të krijoni një model përsëritës të simbolit vijë që është simetrik rreth një pike. Një guidë jeshile shfaqet në Stage, e cila tregon pikën qendrore, aksin kryesor dhe një aks dytësor, që përcakton se sa shpesh do të përsëritet simboli.6. klikoni Stage për të vendosur simbolin dhe duke mbajtur butonin e mausit të shtypur, tërhiqeni atë rreth guidës jeshile derisa të marrë modelin rrezor që dëshironi (vija fillestare duhet të jetë vertikale) (fig. 13.a);7. tërhiqni aksin dytësor jeshil pranë aksit kryesor për të shpeshtuar përsëritjen (fig.13.b);8. pasi të keni përfunduar, zgjidhni Selection tool për të dalë nga Deco tool (fig. 13.c).Për më tepër informacion referojuni CD-së, dosja 2, mësimi 2.10Gjithashtu mund ta shkarkoni nga adresa web:http://digitalbook.botimepegi.alduke klikuar në menynë Materiale plotesuese → Klasa 7 → TIK 101. Krijo një imazh me të gjitha opsionet që ke mësuar deri tani në Flash.2. Dërgojua me e-mail këtë imazh shokëve të tu.3. Ruaj 5 imazhet që të pëlqejnë më shumë në Library panels, duke emërtuar secilin prej tyre.4. Diskuto me shokët në klasë se cilat janë imazhet më të bukura, duke argumentuar përse.Fig. 13.a Fig. 13.b Fig. 13.c53

