Page 56 - Demo
P. 56
1.1Nxënësi/ja:2.11 Ndarja dhe grupimi i objekteve Krijimi i objekteve duke u nisur nga imazhe të thjeshtaKomanda Deco tool përdoret për të krijuar një grup vijash të rrezatuara dhe Align panel për të krijuar lulet mbi vijat. Për të grupuar format në një njësi të vetme, duhet të ndani fillimisht grupin e vijave rrezatuese dhe t’i rigruponi ato me ovalet. Ja si mund të veproni:1. me Selection tool, tërhiqni një përzgjedhje rreth të gjithë yllit, në mënyrë që vijat dhe rrethi të përzgjidhen; 2. zgjidhni Modify/Break Apart (grupi i vijave ndahet në përbërësit e tij dhe formohet një koleksion me simbole vija (fig. 1.a);3. zgjidhni edhe një herë Modify/Break Apart (koleksioni i simboleve vija ndahet në pjesët përbërëse dhe formohet një grupim strokes) (fig. 1.b);4. zgjidhni Modify/Group (vijat dhe rrethi në qendër formojnë bashkë një grup) (fig. 1.c);5. përdorni grupin e komandave Copy/Paste për të krijuar më shumë lule mbi faqet e jashtme të gotës me lëng. Me anë të Transform tool mund të krijoni lule të madhësive të ndryshme. njeh përpunimin e të dhënave në Flash. Shkruani në një fletë A4 komandat që ju janë dukur më interesantet për të krijuar imazhe. Argumentoni përgjigjen tuaj dhe tregoni se çfarë do të donit t’i shtoni imazhit që keni krijuar. Diskutoni me shokët në klasë dhe kërkoni ndihmën e mësuesit/es për ta bërë edhe më të pasur imazhin tuaj. Aktivitet: Përdorimi i Decorated Brush-itTani do të shohim opsionin Deco tool/Decorated Brush, nëpërmjet të cilit krijohen sipërfaqe të dekoruara me modele vijash komplekse. Për të dekoruar gotën me lule, (fig. 2) ndjekim hapat e mëposhtëm:1. në Properties inspector zgjidhni Deco tool ( );2. më tej klikoni opsionin Decorated Brush (fig. 3);3. tek Advanced Options zgjidhni Dashed Line; zgjidhni një ngjyrë bezhë të hapur për të ngjyrosur fushën e imazhit dhe lini gjerësinë e gjatësinë e fushës në vlerat e mëparshme;Fig. 1.aFig. 2Fig. 3Fig. 1.b Fig. 1.c54

