Page 57 - Demo
P. 57
TEMATIKA 2 PËRPUNIMI DIGJITAL I TË DHËNAVE4. te Stage vizatoni disa vija të përkulura poshtë luleve, që krijojnë imazhin e bishtit (fig. 4).Me anë të opsioneve Line dhe Pencil tool mund të krijoni vija të ndërprera dhe modele të ndryshme vijash, por ndryshe nga Deco tool, këtu modelet komplekse nuk përsëriten. Në Properties inspector klikoni butonin Edit Stroke Style për të rregulluar stroke-n për vijat e ndërprera. Përdorimi i Deco tool/ Flower Brush-it Tani do të krijoni modele lulesh për të dekoruar sipërfaqen e jashtme të një animacioni. Për këtë duhet të veproni si më poshtë:1. te Properties inspector klikoni Deco tool ( );2. poshtë Drawing Effect (fig. 5) zgjidhni opsionin Flower Brus;3. në Advanced Options klikoni Garden flower; zgjidhni më pas opsionin Branch, duke ruajtur ngjyrat dhe përmasat e përcaktuara nga programi (fig. 6);1. Faqet e jashtme të gotës me lëng portokalli që krijove në mësimet e mëparshme, dekoroji me një degë mimoze, ndërsa brenda saj shto disa kube akulli.2. Shpjego hapat që ndoqe për të krijuar imazhin dhe diskuto rreth tyre me shokët dhe mësuesin/en në klasë.Fig. 4Fig. 5Fig. 7Fig. 64. vizatoni në pjesën e poshtme të Stage-it një degë me lule (lulet, frutat dhe degët krijohen në mënyrë të përsëritur, duke lëvizur furçën në Stage) (fig. 7);5. klikoni Selection tool dhe zgjidhni lulet, gjethet, frutat dhe degët. Më tej klikoni Modify/Group. Dekoracionet e luleve kombinohen në një grup të vetëm, kështu që mund t’i lëvizni ose t’i modifikoni ato si një njësi e vetme.55

