Page 58 - Demo
P. 58


                                    1.1Nxënësi/ja:2.12 Konvertimi i Vector Art në Bitmap Art Krijimi i imazheve artistike duke përdorur Vector ArtVector Art janë imazhe të kompozuara nga pika, prej bashkimit të së cilave krijohen linja dhe figura (fig. 1). Këta vektorë janë shumë të përshtatshëm për të krijuar imazhe animacioni, sepse kanë përmasa të vogla dhe janë shumë të përshtatshëm për t’u transformuar. Imazhet Bitmap mundësojnë ruajtjen e imazhit në formë binare. Konkretisht, çdo imazh është i përbërë nga pika (pixel) me ngjyrë të bardhë ose të zezë.Opsioni Convert to Bitmap mundëson shndërrimin e një vector art-i (fig. 2) në një image bitmap të vetëm, i cili e ngarkon më pak procesorin. Sapo një objekt konvertohet në bitmap, ju mund ta lëvizni atë si një të tërë. Megjithatë, ju nuk mund ta ndryshoni pamjen e tij nëpërmjet Editing tools.Për të shndërruar vector art-in në bitmap ndiqni këta hapa:1. zgjidhni Selection tool;2. klikoni grupin e elementeve përbërëse;3. zgjidhni Modify/ Convert to Bitmap. Imazhi ruhet si bitmap në Library panel (fig. 3). Krijimi i vektorëveDeri tani keni përdorur Selection tool për të shtyrë dhe për të tërhequr qoshet e formave në mënyrë që të krijoni vija të lakuara. Për një kontroll më të saktë mund të përdorni Pen tool ( ).• Përdorimi i Pen tool Nëse doni të krijoni një vektor si valë, duhet të ndiqni këta hapa:1. zgjidhni Insert/Timeline /Layer dhe emërtoni shtresën e re vala kafe e errët (fig. 4).2. tërhiqni shtresën në fund të stroke të shtresave;3. mbyllni të gjithë shtresat e tjera;4. në Tools panel zgjidhni Pen tool ( );5. caktoni Stroke color në bezhë të hapur;6. filloni të krijoni formën tuaj duke klikuar në Stage për të vendosur pikën fillestare;7. klikoni në një pjesë tjetër të Stage-it për të treguar pikën tjetër fundore të formës suaj. Kur të krijoni një lakore të butë, klikoni dhe tërhiqeni me Pen tool (nga pika fundore shfaqet një dorezë, e cila tregon lakimin e vijës). përpunon grafikë për të krijuar imazhe.Në mësimet e mëparshme ju u njohët me krijimin e formave, imazheve në 3D dhe shtimin e tyre nga Libraria virtuale që krijuat. Tani është e rëndësishme të kuptojmë sesi mund t’u japim forma më reale vektorëve të thjeshtë ose vijëzimeve. Diskutoni me shokët sesi mund të bëhet shndërrimi i një vektori të imazhit të krijuar nga ju, në një linjë që krijon imazhin e detit apo të qiellit. Aktivitet:Fig. 1Fig. 2Fig. 3Fig. 456
                                
   52   53   54   55   56   57   58   59   60   61   62