Page 61 - Demo
P. 61
TEMATIKA 1 BOTA E KOMPJUTERIT 2.14 1.1 Test Ushtrime përmbledhëseA. Plotësoni vendet bosh:1. Teknologjia Bluetooth është një formë e komunikimit ______________.2. Kanalet e transmetimit mund të jenë ______________ dhe __________.3. Në topologjinë ___________, të gjithë kompjuterat lidhen me hub-in qendror.4. ____________ është një kompjuter që menaxhon ruajtjen dhe rikuperimin e skedarëve.B. Jepni ndryshimin ndërmjet:1. LAN dhe MAN;2. topologjive yll dhe bus;3. kanaleve të transmetimit kabllor dhe atyre të transmetimit jokabllor;4. Workstation-it dhe Serverit.C. Përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.1. Çfarë është rrjeti kompjuterik? Tregoni disa nga përparësitë e tij.2. Cilat janë mangësitë e lidhjes së kompjuterave në rrjet?3. Cilat janë elementet bazë të një rrjeti kompjuterik? D. Jepni ndryshimin ndërmjet:1. një harte konceptuale të gatshme në MindView dhe një harte konceptuale bosh;2. Strok-ut dhe Fill-it, kur realizojmë imazhet në programin Flash; 3. Frame-it dhe Timeline-it, kur duam të vendosim video me minutazh të shkurtër për të krijuar një animacion në Flash.E. Përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.1. Çfarë nënkuptojmë me shtimin e imazheve vizuale në programin Flash? Argumentojeni përgjigjen tuaj nëpërmjet një shembulli konkret.2. Në tabelën e mëposhtme tregoni me shigjetë hapësirat e: a) Stage; b) Timeline; c) Layers, d) Properties inspector, e) Properties tools. 59

