Page 63 - Demo
P. 63
TEMATIKA 2 PËRPUNIMI DIGJITAL I TË DHËNAVEColor swatches në fund të Color panel (fig 4) tregon ngjyrën e re të përzgjedhur.Në fund do të përfitoni pamjen si në figurën 5. Krijimi dhe ndryshimi i tekstitNë Flash është e rëndësishme të shkruhet dhe të ndryshohet teksti brenda imazhit që ne kemi krijuar. Ndaj duhet të njihemi me mënyrën si mund të shtohet teksti për të kompletuar ilustrimin. Flash-i ka dy opsione teksti, që ofrohen tek Properties Inspector/ Text tool: Classic text dhe një lloj teksti më të avancuar të quajtur Text Layout Framework (TLF). Në këtë mësim do të përdorim opsionin Classic Text. Kur krijon një tekst statik në stage dhe publikon projektin, Flesh-i automatikisht përfshin të gjithë font-et e nevojshme për ta shfaqur tekstin korrektësisht. Përdorimi i Text toolbëhet duke ndjekur hapat e mëposhtëm:1 selektoni shtresën e sipërme;2 zgjidhni Insert/Timeline/ Layer dhe emërtoni shtresën e re text;3 zgjidhni Text tool ( ); 4 në Properties inspector/Text Tool, zgjidhni Classic Text dhe më pas zgjidh Static Text (fig. 6);5 nën Character options zgjidhni një font, stilin, përmasat dhe ngjyrën;6 nën Paragraph options keni zgjedhje shtesë për formatimin e tekstit si i qendërzuar, ose me hapsirë; zgjidhni vlerat, ose mbani modelet e gatshme;7 klikoni në Stage dhe shkruani për shembull, “Shijoni një lëng freskues”, në mënyrë alternative mund të klikoni dhe të tërhiqni kutinë e tekstit për të vendosur gjerësinë maksimale të tekstit;8 editoni Text tool duke zgjedhur Selection tool (fig. 7).Mund të ndryshoni gjithashtu transparencën e formës nga Properties inspector duke klikuar ikonën Fill Color dhe ndryshon Alfa value në popup color menu.1. Shkruaj në imazhin tënd tekstin që i përshtatet më mirë ilustrimit që ke krijuar në mësimet e mëparshme. Zgjidh një fjali të shkurtër, e cila e përshkruan më së miri ilustrimin tënd.Diskuto me shokët në klasë rreth punës që ke përgatitur.Fig. 5Fig. 4Fig. 6Fig. 761

