Page 64 - Demo
P. 64


                                    1.1Nxënësi/ja:2.16 Përfshirja e objekteve multimediale në prezantim  Vendosja e videove në FlashNë dokumentin tuaj në Flash mund të shtoni imazhe bitmap, video, muzikë, etj. Për të shtuar çdo lloj objekti multimedial mjafton të:1. zgjidhni Frame-in tek rreshti i kohës (Timeline), ku do të vendosni imazhin;2. klikoni tek File/Import, më pas zgjidhni objektin që do të fusni. Për këtë mjafton të rrëshqisni dokumentin që dëshironi nga biblikoteka dhe ta vendosni në ato sekuenca ku e dëshironi. Flash e bën më të lehtë dërgimin e video-s në web. Kombinimi i videove, ndërveprimi dhe animacionet mund të krijojnë një përvojë të pasur multimediale për shikuesit. Ka dy mundësi për të futur një video në një dokument në Flash: • Mundësia e parë është ta mbash videon të ndarë nga skedari Flash dhe të përdorësh një përbërës playback nga Flash për të luajtur videon. •	 Mundësia e dytë është të bashkosh videon me skedarin Flash.Të dyja metodat kërkojnë që video fillimisht të jetë në formatin e duhur, video për Flash File Video, e cila ka prapashtesën .flv, ose prapashtesën .f4v.  Vendosja e një videoje, mënyra e parëPër të krijuar videon në mënyrën e parë veproni kështu:1. përzgjidhni Window/Components për të hapur panelin e elementëve;2. në këtë panel klikoni shenjën plus (+) dhe zgjidh kategorinë FLV Playback-Player 8 (fig. 1);3. tërhiqni një përbërës FLVPlayback në Stage; përbërësi i ri është ende i përzgjedhur në Stage;4. duke e mbajtur këtë përbërës të ri të përzgjedhur në Stage, vendosni vlerat e mëposhtme në Property inspector (fig. 2);W : 360H : 240X : 0 Y : 0Siç shohim përbërësi ka të njëjtën përmasë si skena, në qendër të të cilës është vendosur. Dritarja Property inspector tashmë përmban vlerat e duhura.5. me komponenten e re të përzgjedhur në Stage, zgjidhni Window/Component Inspector për të hapur Component Inspector;6. në Settings tab të Property inspector klikoni Path parameter;7. klikoni ikonën që shfaqet mbas settings; realizon shtimin e sekuencave video në prezantim. Realizoni një reklamë për shkollën tuaj, në mënyrë që ta përmirësoni edhe më shumë imazhin e saj. Aktivitet:Fig. 1Fig. 262
                                
   58   59   60   61   62   63   64   65   66   67   68