Page 66 - Demo
P. 66
Nxënësi/ja: njihet me publikimin e skenarëve në Flash.Me njohuritë e fituara në mësimet e mëparshme, realizoni një reklamë për shkollën, duke përdorur komandat e nevojshme të programit Flash. Në këtë mësim praktik do të zgjeroni më tej njohuritë, duke ndjekur hapat e mëposhtëm për ta publikuar punimin tuaj. Për ta bërë sa më të lehtë dhe praktik për t’u përvetësuar, këshillohet që nxënësit të ndahen në grupe. Aktivitet: Publikimi i Flash Movie për WebFlash ofron disa opsione publikimi për një sërë platformash nga të cilat audienca mund të futet për të parë punimin tuaj. Për këtë detyrë, do të krijoni një file HTMLdhe një file SWF. File-i SWF është punimi final i krijuar në Flash dhe file-i HTML i tregon shfletuesit web (Web browser-it) si ta paraqesë file-in SWF. Ju duhet të ngarkoni të dy file-et në të njëjtin folder në Web serverin tuaj. Është mirë që ta testoni punimin para se ta ngarkoni në folder, për t’u siguruar që është punimi i duhur. Nëse jeni gati ta publikoni punimin në Flash, ndiqni këta hapa:• Hapni file-in e punuar në Flash që do të publikoni.• Zgjidhni File/Publish Settings ose shtypni (Ctrl + Shift + F12).• Hapet dritarja dialoguese Publish Settings, në të majtë të së cilës ndodhen tipat e formateve për publikim dhe në të djathtë ndodhen opsionet shtesë për formatin e zgjedhur. FormatetFlash dhe HTML Wrapper janë automatikisht të zgjedhura (fig. 1).• Në krye të dritares dialoguese Publish Settings, në rubrikënTarget vendosni versionin e fundit Flash Player 11.2.• Në rubrikën Script zgjidhni versionin e duhur Action Script 3.0.• Në të majtë të dritares dialoguese, në rubrikën PUBLISHzgjidhni opsionin Flash(.swf).• Në të djathtë të dritares dialoguese shfaqen opsionet për filein SWF.• Zgjeroni seksionin ADVANCED për të zgjedhur më shumë opsione për file-n SWF. • Nëse dëshironni, mund të ndryshoni emrin dhe vendndodhjen e file-it në rubrikën Output file, duke futur emrin e ri të file-it.• Nëse keni përfshirë bitmap-e në punim, mund të ndryshoni parametrat e cilësisë për nivelet e kompresimit JPEG Quality. Vendosni një nga vlerat nga 0 (vlera më e ulët) deri në 100 (vlera më e lartë) (fig. 2).• Nëse punimi juaj përmban tingull, klikoni në vlerat e Audio stream ose Audio event për të ndryshuar cilësinë e kompresimit audio.Fig. 2Fig. 11.1Nxënësi/ja:Punë praktike: Publikimi i animimit në Flash 2.1764

