Page 67 - Demo
P. 67
• Sigurohuni që opsioni Compress movie është i zgjedhur për të reduktuar madhësinë dhe kohën e shkarkimit të file-it. Zgjidhni opsionin LZMA për një kompresim më të mirë SWF (fig. 3).• Në të majtë të dritares dialoguese në rubrikën OTHER FORMATS zgjidhni formatin HTML Wrapper.• Në rubrikën Template zgjidhni opsionin Flash Only nga lista e menysë (fig. 4).Fig. 4Fig. 3Fig. 5• Përzgjidhni Detect Flash Version dhe zgjidhni versionin më të hershëm Flash Player.• Klikoni Publish.• Klikoni OK për të mbyllur dritaren dialoguese.Publikimi i një aplikacioni për desktopNë shumë kompjutera desktop Flash Player është i instaluar me browser-at e tyre, por ju mund të doni të shpërndani punimin tuaj te dikush që nuk e ka Flash Player ose ka një version më të vjetër. Në këtë rast, mund ta shfaqni atë si një projector. Projector është një skedar i pavarur, i cili përfshin Flash Player me filmin tuaj. Duke qenë se një projektor përmban Flash Player, file-et e projektorit janë më të mëdha se file-et SWF.Krijimi i një Projector-iJu mund të krijoni një projector që është specifik për Windows ose për Macintosh, duke ndjekur hapat e mëposhtëm:• zgjidhni File/Publish Settings;• ç’selektoni formatet Flash dhe HTML Wrapper;• zgjidhni Win Projector dhe Mac Projector (fig. 5);• klikoni Publish; • kur file-t të jenë publikuar, klikoni OK për të mbyllur dritaren dialoguese.• vini re cilat janë prapashtesat e file-ve Windows Projector dhe Mac Projector;• hapni file-in projector nga platforma juaj (Windows ose Mac). Të dy projektorët Windows dhe Mac mund të shfaqen duke klikuar dy herë pa pasur browser.Kërkoni nga shokët dhe mësuesja që të japin një vlerësim me shkrim për punimin tuaj. Ky punim mund të shërbejë për të plotësuar portofolin e nxënësit.TEMATIKA 2 PËRPUNIMI DIGJITAL I TË DHËNAVE65

