Page 68 - Demo
P. 68
TEMATIKA 3 PROGRAMIMI NË WEBTematika 3web, publikim, website, web server, klient, html, css, Javascript, PHP, DreamWeaver.Në mars të vitit 2014, disa ekspertëve të fushës së teknologjisë në shtetin e Uashingtonit iu kërkua të hartonin një raport, ku të parashikonin se sa do të përparonte teknologjia në dhjetë vitet e ardhshme. Të gjithë ekspertët ranë dakord së paku për një prirje që vihej re: interneti do të bëhej më i rëndësishëm, por më i padukshëm. Ata besonin që interneti do të bëhej si elektriciteti dhe do të prodhonte më tepër ndërveprim midis njerëzve dhe pajisjeve elektonike, duke sjellë ndikim më të madh në jetën e shoqërisë, por edhe në vendimet e marra nga qeveritë në të gjithë botën.Në këtë tematikë do të trajtojmë mënyrën e funksionimit të web-it, gjuhët e programimit për shkrimin e aplikacioneve web, si html, css dhe Javascript, programet për shkrimin dhe publikimin e website-ve, konceptet mbi website-instatik e atë dinamik, si dhe rolin e gjuhës PHP. Në mbyllje të kësaj tematike është planifikuar zhvillimi i një pune praktike, ku nxënësit do të zbatojnë të gjitha njohuritë e përvetësuara në temat e mëparshme.Programiminë webKoncepte kyçe:

