Page 69 - Demo
P. 69
Nxënësi/ja:2.1 3Interneti është një rrjet që lidh midis tyre rrjete të tjera kompjuterike. World Wide Web ose shkurtimisht web, është një shërbim që përdor internetin njëlloj si e-mail-i. Ai është një sistem serverash të ndërlidhur me njëri-tjetrin me anë të internetit, të cilët përmbajnë dokumente të shkruara në gjuhën HTML. Këto dokumente përmbajnë link-e që të çojnë te dokumente të tjera HTML. Kjo do të thotë që mund të kalojmë nga një faqe në një tjetër duke klikuar mbi link-et. Në mënyrë që web-i të jetë i përdorshëm nga të gjithë, duhet të ndiqen disa standarde në krijimin e përmbajtjeve të tij dhe më pas në shpërndarjen e tyre. Këtë gjë e realizon një organizatë e quajtur World Wide Web Consortium (W3C).Web-i dhe mënyra e funksionimit të tijElementet kryesore të web-it janë: klientët dhe serverat.• Klientët (kërkuesit) janë kompjuterat apo çdolloj pajisjeje kompjuterike, të cilat përdoren nga njerëzit, që kërkojnë të marrin shërbime. Kështu, kompjuteri juaj është një klient për web-in dhe lundron në faqet e tij. Që të përdorë web-in, pikësëpari çdo klient duhet të ketë të instaluar një browser. • Serverat janë kompjutera të fuqishëm, që u ofrojnë klientëve shërbime. Ato mbajnë dhe dërgojnë faqet e web-it te klientët. Pjesa më e madhe e klientëve nuk kanë parë ndonjëherë një server, por ata janë të pazëvendësueshëm për funksionimin e mirë të web-it. Klientët dhe serverat duhet të lidhen me njëri-tjetrin nëpërmjet internetit. Në pjesën më të madhe të kohës, serveri rri i ndezur dhe punon i vetëm 24 orë pa ndërprerje. Njohja me web-in kupton mënyrën si është ndërtuar web-i, duke u nisur nga shembuj të thjeshtë; kupton rëndësinë e publikimit të website-ve.Për të ndërtuar një faqe web, ju keni nevojë për një program ku të shkruani kodin HTML dhe një browser për të shfaqur faqen. Mirëpo faqja web ndodhet vetëm në kompjuterin tuaj dhe askush tjetër përveç jush nuk mund ta shohë atë. Çfarë procedure duhet të ndiqet, në mënyrë që faqja juaj të publikohet dhe të shihet nga të gjithë?Kur kërkoni një informacion në web, shpeshherë shkruani URL-në e faqes apo website-s që dëshironi te shiriti i adresave në browser (Mozzila Firefox, Internet Explorer, Opera, Safari, etj). Por, a e keni menduar ndonjëherë si mbërrin faqja web në kompjuterin tuaj? Aktivitet: Aktivitet:Mënyra e funksionimit të web-it:• faqet web ruhen në web servera, të cilët janë të ndërlidhur me web servera të tjerë në të gjithë botën;• shkrimi i URL-së (Unifrom Resource Locator) te shiriti i adresave në browser dërgon një kërkesë nga makina klient te makina server;• serveri dërgon faqen web te klienti, e cila shfaqet nëpërmjet browser-it.67

