Page 70 - Demo
P. 70
TEMATIKA 3 PROGRAMIMI NË WEBMësimi 3.15 Gjuha PHP dhe aplikacionet në web Nxënësi/ja: njeh konceptet e gjuhës PHP dhe avantazhet e saj në web; njeh konceptin e aplikacioneve në web, si Java-applets. Aktiviteti: Faqet web statike dhe dinamike Kur faqet web janë statike, skema është shumë e thjeshtë. Klienti (përdoruesi) i kërkon serverit të shohë një faqe web-i dhe serveri i përgjigjet duke i dërguar faqen e kërkuar sipas skemës së paraqitur te rubrika “Aktivitet”. Pra, në këtë rast komunikimi është shumë i thjeshtë: Klienti: Përshëndetje, unë jam klienti dhe dëshiroj të shoh këtë faqe web-i. Serveri: Urdhëro, ja ku është faqja web që më kërkuat. Në një faqe statike, serveri ruan vetëm faqet e web-it dhe i dërgon te klientët që ia kërkojnë, pa i modifikuar ato. Kur faqja është dinamike, në dallim nga e para ka një fazë të ndërmjetme, e cila është gjenerimi i faqes. Në këtë rast, skema është: klienti (përdoruesi) i kërkon serverit të shohë një faqe web-i; serveri gjeneron faqen veçanërisht për të plotësuar kërkesën e klientit; serveri i dërgon klientit faqen që ai ka kërkuar. Shpjegoni skemën e mëposhtme: Ky proces paraqitet në figurën 1.Brower-i dërgon një kërkesë web serverit për një faqe web të caktuar.Serveri i përgjigjet duke i dërguar faqen web të kërkuarKlientiWeb serveriProvo veten1. E vërtetë apo e gabuar? a) Prapashtesa mund të vendoset sipas dëshirës së krijuesit të faqes së web-it. V Gb) Kompjuteri, i cili ka të ngarkuar faqen e web-it, quhet server. V G c) Domain-i identifikon emrin e website-it tuaj. V Gd) Te website-i i AKSHI-t, http://www.akshi.gov.al/akshi/misioni domain është akshi/misioni. V Ge) Ruajtja e një website në web server njihet si web hosting. V G2. Bëj një skicë të thjeshtë, ku të sqarosh mënyrën e funksionimit të web-it.3. Përshkruaj hapat që ndiqen për publikimin e një website-i. Ndërtimi i një websiteNëse doni të ndërtoni një website, atëherë duhet të keni parasysh disa hapa:1. planifikoni se çfarë duhet të përmbajë website juaj (llojin e audiencës që kërkoni të tërhiqni; si duhet ta kërkojnë të tjerët website-in. dhe organizimin logjik të tij);2. skiconi përmbajtjen e website-it tuaj; krijoni një diagram të thjeshtë me përbërësit kryesorë të website-it dhe skicojeni atë me dorë apo duke përdorur Mind-map; 3. krijoni faqet web; puna bazë në këtë hap është shkrimi i kodit në HTML/CSS dhe në JavaScript për të ndërtuar faqet web;4. publikimi i website-it tuaj bëhet nëse doni që ai të shihet nga të gjithë, kudo në botë. Publikimi i website-it Për ta bërë publik website-in tuaj, duhet të ndiqni hapat e mëposhtëm:1. Siguroni një emër (Domain) për website-in tuaj. Domain është emri që do të identifikojë website-in tuaj. Ai duhet të jetë unik dhe të ketë një kuptim. Domain është gjithnjë pjesë e URL-së. Për shembull, https://www.e-albania.al/ është website që siguron disa shërbime zyrtare për nënshtetasit shqiptarë dhe domain i tij është e-albania. Çdo domain shoqërohet nga një prapashtesë, si .gov, .com, .al etj., kuptimin e të cilave ju e njihni tashmë.2. Siguroni një vend në web server për website-in tuaj. Ky shërbim ofrohet nga kompani të fushës dhe njihet si Web Hosting. Në vendin tonë website-t zyrtare ofrohen nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).3. Transferoni të gjithë skedarët e website-it që keni ndërtuar në web server. Për këtë ju duhet të përdorni një protokoll që bën këmbimin e skedarëve ndërmjet kompjuterave në internet. Protokolli standard në internet është FTP (File Tranfer Protocol). Një nga programet që ka integruar këtë protokoll është FileZilla.Ju mund të përdorni një program të tillë për të transferuar skedarët në internet.Fig. 168

