Page 71 - Demo
P. 71


                                    Nxënësi/ja:2.13.2 Shkrimi i kodeve HTML nëpërmjet programeve WYSIWG Për të ndërtuar një faqe web, kërkohet një program ku të shkruani kodin HTML. Gjuha HTML përmban një numër të madh etiketash të cilat bëjnë të mundur paraqitjen e faqes web. Por kodi që shkruhet në HTML nuk është ajo që ju shikoni në faqen e web-it. Për të parë faqen web kërkohet një browser. Për të shmangur përdorimin e etiketave në HTML janë krijuar programet e tipit WYSIWYG. Programet e tipit WYSIWYG(What You See Is What You Get - Çdo gjë e keni përpara syve) ju lejojnë të shkruani faqe web edhe pa pasur njohuri të gjuhës HTML. Përmbajtja që ju shfaqet në ekran gjatë ndërtimit të faqes web është shumë e ngjashme me atë çfarë do të duket faqja përfundimtare. Programet që bëjnë pjesë në këtë kategori janë Adobe DreamWeaver dhe MicroSoft FrontPage. Ndërtimi i faqeve web nëpërmjet DreamWeaver kupton një tjetër koncept për editimin e tekstit WYSIWYG (What You See is What You Get), që përfaqësohet nga programe si Word-i; njeh platformën DreamWeaver, e cila ndihmon për të krijuar faqet web.Futuni te faqja e kompanisë Adobe dhe kërkoni produktet e saj, ose vendosni link-un https://www.adobe.com/creativecloud.html?promoid=KLXLRte fusha e adresës (URL) në browser-in tuaj. Shkarkoni Creative Cloud, i cili është në formatin .zip. Përdorni një program si WinRar, WinZip apo 7-Z për të hapur skedarin e shkarkuar. Më pas, klikoni te skedari CreativeCloudSet-Up.exe. Në dritaren që ju hapet: zgjidhni Apps/ DreamWeaver dhe instalojeni atë. Aktivitet:Fig. 1Editorë të ndryshëm për shkrimin e faqeve webAdobe DreamWeaver është një program i prodhuar nga Adobe Systems, i cili krijon mjedisin e përshtatshëm për shkrimin dhe zhvillimin e aplikacioneve web. Fillimisht, ai u krijua në vitin 1997 nga kompania MacroMedia. Aktualisht, kompania Adobe ka hedhur në treg versionin e 16-të, të quajtur DreamWeaver CC 2015. Ky version ofron një mbështetje për teknologjitë web duke filluar nga HTML, CSS, JavaScript dhe duke vazhduar te PHP dhe ASP. Përveç DreamWeaver, sot gjenden në treg një sërë programesh të tilla, si: FrontPage, Netbeans etj. Përdorimi i tyre është shumë efikas, sepse bën të mundur vizualizimin e elementeve, si p.sh.: ikona për futjen e imazheve, link-eve etj. Gjithashtu, këto programe bëjnë të mundur zhvendosjen e një objekti nëpërmjet mausit, mundësojnë ndryshimin e përmasave, ngjyrave etj., si dhe ofrojnë komoditetin për të shfaqur drejtpërdrejt rezultatet e kodit tuaj. Po ashtu, ndihmojnë në shkrimin e kodeve duke ngjyrosur fjalët kyçe, duke bërë sugjerime dhe duke treguar gabimet e mundshme. Të gjitha këto e bëjnë shumë më të lehtë punën në të tilla mjedise.  Ndërfaqja e DreamWeaver-it Kur DreamWeaver hapet për herë të parë (fig.1), një faqe mirëseardhjeje i paraqitet përdoruesit me disa opsione bazike në mënyrë që të fillojë krijimin e një website. Programi DreamWeaver ofron një mjedis 69
                                
   65   66   67   68   69   70   71   72   73   74   75