Page 73 - Demo
P. 73
Nxënësi/ja:3.3 21 mëson të punojë me modele të gatshme website-sh; njeh platformën FrontPage, e cila ndihmon në ndërtimin e faqeve web. Aktivitet:DreamWeaver dhe FrontPageNë mësimin e kaluar, ju mësuat si të ndërtoni një faqe web nëpërmjet programit DreamWeaver, duke u bazuar në një model bosh. Diskutoni në klasë nëse ka mënyra apo programe të tjera që përdoren për krijimin e faqeve web në mënyrë të thjeshtë dhe të shpejtë. Ndërtimi i faqeve web nga modele të gatshmeDreamWeaver ofron edhe mundësinë e ndërtimit të faqeve web me modele të gatshme. Për të bërë këtë, klikoni te New Document/ Starter Templates/ Basic Layouts /MultiColumn Template. Figura 1 tregon si duket faqja web. Ndërkohë mund të ndryshoni secilin nga elementet e faqes web sipas dëshirës, duke ndërhyrë te Code dhe mund të shihni faqen tuaj duke klikuar te Live.Në të njëjtën mënyrë, ju mund të gjeni në web modele të gatshme për ndërtimin e faqeve web. Një mundës e mirë është website-i zyrtar i DreamWeaver-it, i cili ofron një gamë të gjerë modelesh duke u nisur nga modelet tipike komerciale deri tek ato më shkencore. Për më shumë informacion referojuni adresës http://www.dreamweaver-templates.org/dreamweaver-templates-free.html.Fig. 171

