Page 74 - Demo
P. 74
TEMATIKA 3 PROGRAMIMI NË WEBPër të punuar mbi këto modele në DreamWeaverduhet të ndjekim këta hapa:• Shkarkojmë të gjithë skedarët, të cilët janë të ngjeshur (kompresuar) në një skedar .zip (nga shumë mundësi që ofrohen, kemi zgjedhur http://www.dreamweaver-templates.org/webtemplate-6a.htm).• I çngjeshim (dekompresojmë) skedarët dhe i ruajmë në një direktori, p.sh. SiteIm.• Futemi në DreamWeaver dhe zgjedhim File/Open. Shkojmë te direktoria SiteIm, ku ndodhen të gjithë skedarët e website-it që shkarkuam dhe klikojmë te skedari index.html.• Klikojmë te Code dhe ndryshojmë të gjitha elementet sipas dëshirës.Në këtë mënyrë, website-i është gati për publikim (fig. 2). Microsoft FrontPagePërveç DreamWeaver të Adobe, FrontPage është një tjetër program që mundëson shkrimin dhe zhvillimin e aplikacioneve web. Ai ka qenë pjesë e paketës së Microsoft Office nga viti 1997 deri më 2007. Si një program editues i tipit WYSIWYG të kodeve html, ky program lehtëson shumë punën e shkrimit të faqeve web (fig. 3).Për krijimin e një faqeje web, hapim programin FrontPage, i cili ka një ndërfaqe shumë të ngjashme me programin MS Word.Zgjedhim File/New Document dhe e ruajmë skedarin me prapashtesën .html. Klikojmë te Design për të parë si do të duket faqja web. Në mënyrë të ngjashme me Word-in mund të formatojmë dokumentin, të shtojmë figura, tabela, link-e etj. 1. Ndërto një faqe web në DreamWeaver dhe shto kodin e mëposhtëm: Ky është titulli 1
Ky është titulli 2
Ky është titulli 3
Ky është titulli 4
Ky është titulli 5
Ky është titulli 6
2. Ndërto një faqe në FrontPage. Krahaso faqen që ndërtove me një faqe të krijuar në DreamWeaver. Ku ndryshojnë ato?Fig. 2Fig. 372

