Page 75 - Demo
P. 75
Nxënësi/ja:2.1 kuptojnë si bëhet kodimi i faqeve web; shpjegojnë tag-et apo pjesët e kodit duke parashikur rezultatin në dalje; kuptojnë strukturën e një faqeje web.Hapni browserin tuaj dhe shkoni te faqja e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit https://arsimi.gov.al/. fig.1 dhe shtypni njëkohësisht tastat CTRL+U. Shpjegoni se çfarë shihni në ekran fig2. A mund të thoni cilat gjuhë programimi janë përdorur?Kodimi i faqeve të internetit 3.4Fig. 1 Fig. 2 Si realizohet kodimi i faqeve të internetitHTML (Hypertext Markup Language) është gjuha bazë për ndërtimin e aplikacioneve dhe faqeve web. Ajo përdor tekste dhe link-e të cilat janë adresa për faqet e tjera web. Nëpërmjet këtyre link-eve lidhet informacioni në web. Shfletuesi web arrin ta kuptojë gjuhën HTML dhe të shfaqë përmbajtjen përkatëse. HTML përcakton strukturën e një skedari që përmban tekst dhe kjo është shumë e rëndësishme për shfletuesin për të ditur se ku do ta vendosë një tekst të dhënë.CSS (Cascading Style Sheets) është një gjuhë që përdoret për të trajtuar prezantimin apo stilin e faqes së internetit shkruar në HTML. Nëse HTML ndërton strukturën e dokumentit, CSS synon paraqitjen e secilit element të strukturës, duke përfshirë efektet vizuale dhe animacionet e thjeshta. Kjo i bën faqet tërheqëse dhe moderne në pamje. Si një teknologji themelore, CSS përdoret nga miliona faqet e internetit për të krijuar ndërfaqen me përdoruesin për aplikacionet ueb në internet.JavaScript (JS) është një gjuhë e cila u projektua dhe u përdor për të shtuar ndërveprimin e faqeve HTML. Kodet në JS interpretohen nga pothuajse të gjitha shfletuesit, si: Internet Explorer, Firefox, Chrome, Opera dhe Safari. Ndryshimi mes HTML, JavaScript dhe CSSLe të konsiderojnë një faqe interneti si një trup njerëzor. Tani le të shohim se cili është roli i secilës prej gjuhëve programimi që shpjeguam më lart:HTML është një gjuhë strukturore që ndërton strukturën e një faqeje ashtu si sistemi skeletor që formon strukturën e trupit të njeriut. Kreu, paragrafët, imazhet, teksti të gjitha janë pjesë e HTML që krijon strukturën bazë të një faqe interneti. Aktivitet:Fig. 3Pamja e faqes Web në ekran Kodi HTML i faqes Web73

