Page 76 - Demo
P. 76
TEMATIKA 3 PROGRAMIMI NË WEBCSS është një gjuhë që bën prezantimin e një faqe interneti. Me ndihmën e ngjyrës së sfondit dhe stilimin e bordurave të faqes, CSS paraqet pamjen e faqes ashtu si veshja i jep pamjen trupit të njeriut.JavaScript është një gjuhë programimi që jep lëvizje dhe logjikë në faqen e internetit, p.sh.: një dritare ‘popup’ mund ta krahasojmë me lëvizjet e trupit të njeriut.Kodi i gjuhës HTMLPër të koduar në HTML kemi nevojë për një program në të cilën të shkruajmë tekstin i cili njihet si Editor. Programe të përshtatshme për HTML janë disa, por ne do të veçonim Notepad++ dhe Bluefish sepse janë pa pagesë dhe kanë një ndërfaqe të thjeshtë. Në figurën 4 jepet shembulli i një dokumenti HTML. Çdo dokument html nis me deklarimin se është i tillë duke përdorur tag-et që përdoren në fillim dhe në fund të dokumentit. Gjithashtu dokumenti HTML përmban dy elemente kryesore, që janë përdorur te kodi i mësipërm. P.sh.: tregon titullin e faqes dhe tregon pjesën tjetër të faqes (“Mirëdita, lexues!”). Shumica e elementëve kanë një etiketë (tag) që shënon fillimin dhe një etiketë që shënon fundin, dhe midis tyre mund të shkruhet teksti apo përmbajtja që ne duam të shfaqim. Këto etiketa janë < > për të shënuar fillimin dhe > për të shënuar mbylljen.Pra për të krijuar faqe Web mjafton të kemi një program për të shkruar kodin HTML dhe një browser për të parë rezultatin. Elemente të tjera që përdoren në kod janë , që krijon një paragraf dhe
që fut një figurë. Figurat duhet të jenë në të njëjtën direktori me skedarin ku shkruhet kodi.Ekzekutimi i një programi në HTML 1. Shkarkoni programin Editor p.sh. Notepad++, duke shkruar linkun https://notepadplus-plus.org te fusha e adresës (URL) të browserit.2. Hapni editorin dhe shkruani kodin në HTML të figurës 5.
Titulli i faqes Mirëdita, lexues!
Fig. 4Fig. 5koka trupi74

