Page 79 - Demo
P. 79
TEMATIKA 3 PROGRAMIMI NË WEB1. Cili është funksioni i elementeve CSS në një dokument HTML?2. Ku ndryshon stilizimi i brendshëm nga ai i jashtëm?3. Shkruaj një skedar të tipit CSS, për të ndryshuar ngjyrën e sfondit të faqes tënde, ngjyrën e tekstit, llojin e shkrimit dhe madhësinë e tij. Rregullat e CSSDeri tani kemi parë se si të integrojmë skedarin CSS në faqen e HTML. Por cilat janë rregullat për të shkruar në CSS?1– Rregulla bazë:• Në fillim, vendosim emrin identifikues HTML, të cilin duam ta ndryshojmë. Ky emër mund të jetë element i HTML si p.sh., h1, p, body. Por mund të jetë edhe një klasë, një veti e deklaruar në kodin përkatës HTML.• Në vijim, hapim kllapat gjarpëruese {}.• Brenda kllapave gjarpëruese shkruajmë vetinë që duam të ndryshojmë dhe vlerën përkatëse të saj sipas sintaksës:Vetia: Vlera• Numri i vetive që mund të përcaktohen brenda kllapave gjarpëruese nuk është i kufizuar. Pra, mund të shtoni çdo veti të elementit të HTML që doni të ndryshoni.2 – PrioritetiNëse një element i HTML deklarohet më shumë se një herë në një file CSS dhe së njëjtës veti i jepen vlera të ndryshme, atëherë prioritet do të ketë vlera e fundit.3 – Identifikuesit e kodit HTMLNë fillim të kodit CSS, mund të vendosen një ose më shumë identifikues të kodit HTML, por ata duhet të ndahen me presje dhe secili prej këtyre elementeve identifikuese duhet të jetë në një rresht më vete.h1,h2 { color: orange; text-align: center;} Aktivitet:Jepet kodi i mëposhtëm në CSS.body { background-color:black; }h1 { color: orange; text-align: center;}body { background-color:blue; }Cila do të jetë ngjyra përfundimtare e background-it të trupit (body) të faqes HTML?Fig. 4Identifikuesih1 { color: orange; text-align: center; }Vetia Vlera Vetia VleraDeklarimi Deklarimi Aktivitet:Shpjegoni se çfarë bën kodi i mëposhtëm.p { color: red; font-size: 12px;}Sqaroni se çfarë tregon p, çfarë përfaqëson “color”, çfarë tregojnë “:” dhe çfarë tregon fjala “red”.77

