Page 8 - Demo
P. 8


                                    Nxënësi/ja:Teknologjia e Informacionit në shërbim të njeriut Përdorimet e TIK-utNë kohët e sotme Teknologjia e Informacionit dhe e Komunikimit (TIK) është kthyer në një mënyrë jetese, ndaj së cilës të gjithë njerëzit janë të tërhequr. TIK-u është përcaktuar si tërësia e mjeteve elektronike për të mbledhur, ruajtur, përpunuar dhe paraqitur informacionin për përdoruesit në mbështetje të aktiviteteve të tyre. Ai përbëhet, mes të tjerash, prej sistemeve kompjuterike, sistemeve elektronike të zyrave dhe sistemeve elektronike të konsumatorit. Gjithashtu, ai përfshin infrastrukturën e rrjetit informatik, komponentët e së cilës janë: sistemi telefonik, interneti, faksi dhe kompjuterat. TIK-u ndihmon për zgjidhjen e problemeve të botës reale, gjë që e bën atë të pranishëm në shumë fusha të jetës.Fusha e edukimit. Kompjuteri dhe pajisje të tjera elektronike përdoren gjerësisht në fushën e edukimit, veçanërisht në mësimdhënie (fig. 1). Me anë të përdorimit të mjeteve të teknologjisë, prezantimi i informacionit rreth mësimit bëhet më interesant, më i lehtë për t’u kuptuar dhe më i shpejtë për t’u nxënë. Nxënësit mund të përgatitin detyra të ndryshme, raporte dhe prezantime duke kombinuar tekstin me efektet audio-vizuale të përshtatshme, si dhe mund të ndjekin mësime online. Fusha e shkencës. Kompjuterat lehtësojnë proceset e kryerjes, mbledhjes dhe analizës së të dhënave gjatë eksperimenteve dhe kërkimit shkencor (fig. 2). Si rezultat i evoluimit të TIK-ut është bërë i mundur parashikimi i fatkeqësive natyrore si: tërmetet, vullkanet, cunamet, ciklonet etj. Një tjetër tregues në shkencë është edhe ndërtimi i satelitëve artificialë dhe anijeve kozmike, të cilët kanë arritur të kontrollojnë hapësirën dhe të sjellin informacione rreth saj.  është i vetëdijshëm për parimet ergonomike.Në tabelë janë paraqitur fushat më të rëndësishme të përdorimit të TIK-ut. Cilat janë funksionet/detyrat e TIK-ut në secilat prej këtyre fushave?Fushat e TIK-ut Funksionet e TIK-ut1 Edukim2 Shkencë3 Industri/Biznes4 Mjekësi5 ArgëtimÇfarë fushash të tjera do të shtonit ju dhe cilat janë përdorimet e TIK-ut? Aktivitet:1.1Fig. 1Fig. 26
                                
   2   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12