Page 83 - Demo
P. 83
Nxënësi/ja:2.1 Tabelat në HTML 3.7 Tabelat në HTMLTabelat në HTML përdoren për të paraqitur të dhëna në një format tabelor, pra në formën e rreshtave dhe të kolonave. Për të krijuar tabela në HTML nevojiten tag-et e mëposhtme:1. ...
për të krijuar strukturën e një tabele; 2. ... për t’i vendosur titullin tabelës;3. ... për të krijuar një rresht tabele;4. ... për t’i dhënë një titull kolonës së një tabele; 5. ... për të krijuar një qelizë (ose kolonë) që ruan të dhënat e tabelës brenda një rreshti. 1. Tag-u Tag-u Table krijon një tabelë në një dokument HTML. Vetë tabela është një element që mund të mbajë elemente të tjera, si: tekst, imazhe, link-e etj. Tag-u Table ka cilësitë dhe funksionet përkatëse të paraqitura më poshtë: Cilësia Funksioni që kryen Align: jep drejtimin e tekstit ndaj tabelës, i cili mund të jetë majtas, djathtas ose në qendër. Bgcolor: përcakton ngjyrën e sfondit të tabelës.Border: përcakton gjerësinë e kufirit rreth tabelës dhe jepet në pixel. Nëse ju nuk e përcaktoni madhësinë e kufirit, atëherë tabela do të shfaqet pa asnjë kufi. Gjithashtu, Border=0 do të thotë që tabela është pa konture të jashtme.Bordercolor: përcakton ngjyrën e konturit të tabelës.Cellpadding: përcakton hapësirën ndërmjet përmbajtjes dhe skajit të qelizës. Edhe kjo jepet në pixel.Cellspacing: përcakton hapësirat ndërmjet qelizave, që është gjerësia e kufirit të qelizës. Këto cilësi mund t’i vendosni pas tag-ut Table, siç tregohet në figurën 1: mëson të ndërtojë tabelat dhe njeh tipat e ndryshëm të tyre.Si ndërtohen tabelat duke përdorur gjuhën HTML? Çfarë tag-esh dhe cilësish duhet të dimë për të ndërtuar një tabelë të tillë? Aktivitet:Fig. 181

