Page 85 - Demo
P. 85


                                    TEMATIKA 3 PROGRAMIMI NË WEB4. Tag-u  (Table heading)Çdo tabelë duhet të ketë një kokë, e cila na ndihmon për të njohur tipin e të dhënave që përmban tabela. Qeliza që përmban kokën është quajtur qeliza Header. Tag-u  është përdorur për të përcaktuar titullin e tabelës, që do të thotë se rreshti i parë do të bëhet rreshti kokë për çdo kolonë të krijuar. Sipas rregullit të përcaktuar, teksti që ndodhet në këtë rresht është bold dhe drejtimi i tij në qendër. Cilësitë e tag-ut  janë si më poshtë:Align: vendos drejtimin horizontal të qelizës Header. Ky drejtim mund të jetë majtas, djathtas ose në qendër.Valign: vendos drejtimin vertikal të qelizës Header. Ky drejtim mund të jetë lart, në mes ose poshtë.Colspan: tregon numrin e kolonave të përfshira në qelizën Header.Rowspan: tregon numrin e rreshtave të përfshirë në qelizën Header.Nowrap: bën që e gjithë përmbajtja të duket brenda qelizës Header, duke e shfaqur atë në disa rreshta.Bgcolor: përcakton ngjyrën e sfondit për një qelizë Header. Shembulli i një tabele në HTMLLe të shohim si krijohet një tabelë (fig. 3) duke përdorur të gjitha tag-et e mësuara deri tani. Më poshtë jepet kodi HTML:1. Cilat janë tag-et që përdoren për krijimin e tabelave në html?2. Çfarë është tagu  në tabelë? Shpjego cilësitë e tij me një kod të vogël.3. Trego ndryshimin midis tag-eve  dhe .4. Krijo një tabelë si kjo në figurë:83
                                
   79   80   81   82   83   84   85   86   87   88   89